Ja kush është arsyeja që e ktheu në skenë Monika Lubonjën

Publikuar tek: kulture-art, më 13:31 02-06-2018 Ja kush është arsyeja që e ktheu në skenë Monika Lubonjën Monika Lubonja

Aktorja e njohur Monika Lubonja riktheht në skenë me një komedi shumë intëresantë që do vdisni së qeshuri “Komedia që shkon për dreq”.

Përgatituni për të qëshura pafund dhe motoja e kësaj komedie është “Kur gjërat shkojnë keq, mos u shqetësoni sepse do shkojnë edhe më keq” ! 

Pas, teatrit "Aleksandër Moisiu" në Durrës, dhe teatrit "Andon Zako Çajupi" në Korçë, komedia vjen si premierë absolute në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra e autorëve Henry Shields, Jonathan Sayer dhe Henry Leëis, me regji të Driada Dervishit, dhe me bashkëproduksion, por edhe me një rol të spikatur në të, vjen Monika Lubonja. Ajo nuk e fsheh entuziasmin për këtë rikthim në skenë, ndërsa thekson se për herë të parë vjen në rolin e producentes. "Është vërtet një shfaqje e arritur, sepse vet gjetja e veprës është e veçantë, bashkë me kastën e përzgjedhur të artistëve që interpretojnë në të, e që plotësojnë më së miri kuadrin e një komedie të realizuar maksimalisht", thotë Lubonja.

Me humorin e hollë anglez, komedia përcjell një mesazh të qenësishëm, se kur gjërat shkojnë keq, përgatituni se mund të shkojnë edhe më keq. Vepra e viteve 1940 është vënë në skenë në shumë shtete të ndryshme të botës, duke u cilësuar si komedia hit.

Në skenën shqiptare shfaqja vjen në sytë e publikut përmes aktorëve të njohur si Gentian Zenelaj, Romir Zalla, Sokol Angjeli, Bujar Asqeriu, ndërsa rikthimi i Monika Lubonjës në skenë është mirëpritur dhe duartrokitur gjatë nga publiku. Duke iu referuar veprës, një trupë amatore aktorësh, që pas përpjekjeve të shumta për të vënë në skenë një shfaqje, ata harrojnë tekstin, aktores kryesore i bie të fikës, ngjarjet dalin jashtë çdo skenari dhe parashikimi, por përpos gjithçkaje ata janë të vendosur për ta çuar deri në fund këtë komedi.

Për të gjithë ata që do e shohin nga afër shfaqjen në "Teatrin Kombëtar" në kryeqytet, bëhuni gati për të qeshura pa fund!

 

monika.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ermal Meta i vë flakën sheshit, ndiqeni performancën LIVE
Kompozitori Minga merr titullin ‘Mjeshtër i madh’, ja urimi i muzikologut të njohur »
Article Logic
Execution time: 0.019696950912476
array(1) { ["section"]=> string(64) "ja-kush-eshte-arsyeja-qe-e-ktheu-ne-skene-monika-lubonjen-122991" }