Ja kush është bashkëshortja e qeveritarit që nuk preferon sallonet e parukerisë, por natyrën

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:07 19-06-2016 Ja kush është bashkëshortja e qeveritarit që nuk preferon sallonet e parukerisë, por natyrën Amarda, bashkeshortja e zv.kryeministrit Niko Peleshi ne nje shetitje me varke

Jemi mësuar që gratë e politikanëve t’i shohim në parukeri, në foto të kuruara më së miri, me makina luksoze e taka të larta. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bashkëshorten e zv.kryeministrit Niko Peleshi, Amarda, e cila zgjedh që të bëjë “paqe” me natyrën, më mirë sesa me sallonet mundane. 

Amarda, edhe pse bashkëshorte e zv.kryeministrit dhe nënë e tre fëmijëve, shfaqet në këtë foto në varkë, duke shëtitur. Ka veshur atlete, Tshirt dhe pantallona të shkurtra. Më rinore se ndonjëherë, freskia e natyrës, duket se ka zbritur edhe te bashkëshortja e zv.kryeministrit.

Dhe në fakt, në tre vitet e qeverisjes, duket se Amarda ka mbajtur një pozicion tepër diskret, nuk është ekspozuar si gjithë zonjat e tjera të Tiranës.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.098104000091553
array(1) { ["section"]=> string(97) "ja-kush-eshte-bashkeshortja-e-qeveritarit-qe-nuk-preferon-sallonet-e-parukerise-por-natyren-43979" }