Detaje të reja dalin nga ngjarja që tronditi Shkodrën mëngjesin e ditës së sotme, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi Fatbardh Lici.
Ende nuk dihen motivet e vrasjes së 53-vjeçarit, sakaq zbulohet se 53-vjeçari është vëllai i Mustafa Licit, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe kryetar i partisë “Mendimi i Djathtë Liberal”, si dhe kunati i biznesmenit Lulzim Kulla, (burri i motrës, në foto) i cili aktualisht ndodhet në burg.
Lici dyshohet se ka qenë i përfshirë në një vrasje në vitin 2011. Bëhet fjalë për vrasjen e shtetasit Astrit Kurmemaj, 45-vjeç, i cili ishte i dënuar për vrasje por kishte dalë me leje nga burgu i Shënkollit.