Ja kush është mënyra më e mirë për të lënë duhanin, sipas shkencës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 18:08 11-10-2016 Ja kush është mënyra më e mirë për të lënë duhanin, sipas shkencës

Shumica e njerëzve e dinë se duhani është tepër i dëmshëm dhe shkakton sëmundje të ndryshme, por e kanë të vështirë që të heqin dorë nga ky ves i keq.

Kërkuesit shkencorë kanë kohë që mundohen të gjejnë një zgjidhje për të ndihmuar njerëzit të lënë duhanin. Shpesh ata kanë ardhur me dy zgjidhje: T’i japësh fund menjëherë ose gradualisht. Por cila është alternativa më e mirë?

Shumë njerëz mendojnë se mënyra e duhur për të lënë duhanin është të ulin numrin e cigareve që pinë para se ta lënë fare,” thotë Nicola Lindson-Hawley, profesoreshë tek Universiteti i Oksfordit, e cila ka drejtuar studimin e ri të publikuar tek revista “Annals of Internal Medicine”.

Por, studimi i fundit sugjeron të kundërtën: mënyra më e mirë për të lënë duhanin është të hiqni dorë menjëherë prej tij.

Lindson-Hawley dhe kolegët e saj monitoruan rreth 770 njerëz në Britani të cilët pinin të paktën 15 cigare në ditë, por kishin në plan që ta linin. Atyre iu caktua një datë për të lënë duhanin pas dy javësh. Një grup filloi ta bënte këtë gjë duke eliminuar pak nga pak çdo ditë, ndërsa një grup tjetër vazhdoi ta konsumonte normalisht. Gjatë kësaj kohe ata merrnin konsulta mbi dëmet që i sjell duhani shëndetit dhe si mund ta zëvendësojnë atë me ushqime të tjera.

Pas 4 javësh, 49% e atyre që i dhanë fund menjëherë, nuk kishin konsumuar ende cigare, ndërsa nga grupi tjetër ishin vetëm 39%. Pas gjashtë muajsh, tek grupi i parë ishin 22% që e kishin lënë duhanin, ndërsa tek grupi tjetër ishin vetëm 15%.

Sipas profesoreshës Lindson-Hawley, edhe pse njerëzit preferonin më shumë që ta linin duhanin gradualisht, mënyra e heqjes dorë menjëherë nga duhani rezultoi më e suksesshme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028148889541626
array(1) { ["section"]=> string(71) "ja-kush-eshte-menyra-me-e-mire-per-te-lene-duhanin-sipas-shkences-55838" }