Ja kush është qytetari që do të votojë i pari nesër në gjithë Shqipërinë, të gjithë e dinë kujt do ia japë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:14 24-06-2017 Ja kush është qytetari që do të votojë i pari nesër në gjithë Shqipërinë, të gjithë e dinë kujt do ia japë

Nesër në orën 07.00 i pari person që do të ketë ekskluzivitetin për çeljen ne votimeve 2017 do të kreu i KQZ-së, Klement Zguri.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë stafi i këtij institucioni, pasi menjëherë pas votimit Zguri do të përcjellë edhe një mesazh sensibilizimi për të gjithë votuesit deri në orën 19.00 në të gjitha qendra e votimit.

“Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, nesër në orën 07.00,  do të jetë votues i parë i Qendrës së Votimit 1730/1, tek Liceu Artistik, rruga Elbasanit.

Menjëherë pas votimit, Kryetari i KQZ-së do të përcjellë edhe mesazhet për votuesit në të gjithë vendin” thuhet në njoftimin e KQZ.

Klement Zguri është emëruar kreu i KQZ pas marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës, i cili u ngrit në detyrë nga një anëtar i PD në këtë institucion. Kështu që vota e tij është qartësisht e lexueshme... shkon për PD-në e Lulzim Bashës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024538993835449
array(1) { ["section"]=> string(111) "ja-kush-eshte-qytetari-qe-do-te-votoje-i-pari-neser-ne-gjithe-shqiperine-te-gjithe-e-dine-kujt-do-ia-jape-83698" }