Ja kush është vajza që shkruan fjalimet e Ramës. Ajo zbulon herët kur kryeministri i ka shkruar vetë

Publikuar tek: politike, më 10:35 02-11-2015 Ja kush është vajza që shkruan fjalimet e Ramës. Ajo zbulon herët kur kryeministri i ka shkruar vetë

Falma Fshazi, është Drejtore në Njësinë e Komunikimit dhe Hulumtimit në Kryeministri.

Fshazi është pikërisht vajza që merret me fjalimet e kryeministrit Rama në këtë njësi. Ajo ka folur për “Wake up” ku ka vlerësuar Ramën si shkrimtar dhe ka rrëfyer hërët kur kryeministri i ka shkruar vetë fjalimet ose kur nuk ka lexuar asgjë nga ato që janë shkruar në letër.

“Zoti Rama është një shkrimtar fantastik, dhe ka ndodhur shumë herë që të punohet dhe ripunohet një shkrim. Ashtu siç ka ndodhur që të ketë një fjalim, dhe të mos përdoret asnjë fjalë e tij. Unë kam qenë pjesë e nje ekipi. Krijohet një njësi që i dedikohet “speech writing”,shkrimit të fjalimeve, dhe unë isha pjesë e nje ekipi që merret me fjalimet e kryeministrit. Dhe jam akoma aty”, tregon Fshazi ndërsaz zbulon se Rama e ka shkruar vetë fjalimin e armëve kimike apo atë të mbajtur në Kryeministri pas fitores së kombëtares me Armeninë që i siguroi Shqipërisë kualifikimin në Euro 2016.

“Është totalisht ai autori në këto dy raste, vetë kryeministri”, ka rrëfyer drejtorja në Njësinë e Komunikimit dhe Hulumtimit në Kryeministri. 

falll.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Milo:Rama të ndalë ngjyrimet e realitetit se do përfundojmë si te ‘’Mbreti Lakuriq’’. Qeveri e lodhur dhe e konsumuar
Biznesmeni-Ramës:Kam punësuar djalin 16 vjeç, ju kërkoni siguracion. T’i them shko në pub apo rri në Facebook? Ja përgjigjia e kryeministrit »
Article Logic
Execution time: 0.017696857452393
array(1) { ["section"]=> string(105) "ja-kush-eshte-vajza-qe-shkruan-fjalimet-e-rames-ajo-zbulon-heret-kur-kryeministri-i-ka-shkruar-vete-24477" }