Ja kush urdhëronte prerjen e puthjeve në filmat shqiptarë, ish-ministrja: S’ishim gati për këto skena

Publikuar tek: kulture-art, më 08:40 14-06-2015 Ja kush urdhëronte prerjen e puthjeve në filmat shqiptarë, ish-ministrja: S’ishim gati për këto skena

Urdhëri për të prerë puthjen e vërtetë  midis Ndriçim Xhepës  dhe Rajmonda Bulkut  në filmin “Duaje emrin tënd” është dhënë nga ish ministrja e Arsimit dhe Kulturës, Tefta Cami. Në një intevistë për gazetën “Paorama”, e cila ka bërë disa shkrime në vazhdën e puthjeve të filmave artistikë dhe censurës, Cami  thotë se, “Nuk më kujtohet kjo gjë, nuk kujtoj ta kem parë filmin dhe ta kem urdhëruar prerjen e tij, por edhe nëse e kam bërë, nuk është asgjë e çuditshme, duke iu referuar viteve në të cilat jetonim”, shprehet ajo.

Ndonëse regjisori Kristaq Mitro ka treguar  se urdhëri për ta prerë skenën  kishte ardhur pikërisht nga Tefta Cami ajo shpjegon, “…ne mendonim se shoqëria shqiptare e asaj kohe nuk ishte gati për të parë  të tilla skena. mendonim se duhej bërë një përshtatje  me nivelin  psikologjik të popullit”.

Ajo ka vijur të thotë më tej se ndonëse nuk e kujton këtë ngjarje ata merrnin urdhëra nga lart për ndërprerjen e filmave kur ata i cilësonin “të dobët".

“Unë ju thahsë  që edhe ne të gjithë, pavarësisht që në poste drejtuese, zbatonim rregullat e vendosura nga të tjerët. E tillë ishte koha donim apo s’donim ne”, rrëfehet  Cami e cila për 11 vite drejtoi ministrinë e Arsimit dhe Kulturës në kohën e diktaturës.

Xhepa

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gdhendësi i drurit kthen 15 metra trung në një vepër arti të ndërlikuar
Orkestra e Televizionit Shqiptar luan në Francë për Rezistencën Iraniane kundër diktaturës »
Article Logic
Execution time: 0.023744106292725
array(1) { ["section"]=> string(105) "ja-kush-urdheronte-prerjen-e-puthjeve-ne-filmat-shqiptare-ish-ministrja-s-ishim-gati-per-keto-skena-13519" }