Ja me kë do darkojë dhe ku do shkojë Elhaida pas kthimit nga Eurovision

Publikuar tek: kulture-art, më 15:53 26-05-2015 Ja me kë do darkojë dhe ku do shkojë Elhaida pas kthimit nga Eurovision

Këngëtarja Elhaida Dani ka dhënë një intervistë për gazetë “Dita” me gazetaren Mira Kazhani, së cilës i ka rrëfyer se ajo nuk ka stonuar. “Kam dëgjuar unë veten time dhe po ju them që nuk kam stonuar. Kënga ime ishte më e vështira teknikisht në Eurovizion dhe jam krenare për veten. Unë jam kritike ndaj vetes dhe me përulësi do e pranoja gabimin. Por kjo nuk ka ndodhur”, ka thënë Elhaida.

Ajo nuk ka nguruar të tregojë edhe për marrëdhënien me maestro Coccianten, të cilin,  zbulon se do e takojë për darkë. “Ai më ka ndjekur dhe më ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme si gjithmonë. Kemi lënë edhe një darkë ku do flasim më gjatë dhe më nga afër për Eurovizion”, thotë Elhaida duke shtuar se tashmë do të shkojë në Shkodër për të pushuar pranë njerëzve të dashur pasi ka nevojë për pak pushim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Justin Bieber mbështet artistin shqiptar Albert Stanaj
Shqipëria sërish në Eurovision, nisin provat »
Article Logic
Execution time: 0.018886089324951
array(1) { ["section"]=> string(77) "ja-me-ke-do-darkoje-dhe-ku-do-shkoje-elhaida-pas-kthimit-nga-eurovision-12016" }