Ja me sa do rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë

Publikuar tek: ekonomi, më 18:32 25-11-2016 Ja me sa do rriten pagat e mjekëve dhe infermierëve në të gjithë Shqipërinë

Qeveria Shqiptare ka parashikuar një fond prej 1.3 miliardë lekë për rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve.

Do të përfirojnë gjithsej 4 650 mjekë dhe 13.765 infermierë që prej 1 marsit 2017. Rritja e tyre do të jetë deri në 35%. Përveç tyre dhe sanitaret do të kenë rritje rroge. Edhe mjeku roje do të marrë një shpërblim prej 10 %.

Ministri Beqaj ka pohuar gjithashtu se kush punon në shërbimet e urgjencës në çdo spital, në QSUT, Spitalin Universitar të Traumës, në dy maternitetet e Tiranës, po edhe për këdo që shërben për çdo lloj shërbimi reanimacioni, do të marrë edhe një shtesë tjetër 25% mbi pagën.

Qeveria ka ofruar bonus për mjekët që do të vetëofrohen për të punuar larg zonës së banimit duke u paguar me 200 mijë lekë (Të reja).

Në veri të shqipërisë, kryesisht në zona të thella mungojnë mjekë specialistë,si në Pukë, Has, Kukës, Malësi e Madhe, Tropojë, Peshkopi dhe Bulqizë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018672943115234
array(1) { ["section"]=> string(81) "ja-me-sa-do-rriten-pagat-e-mjekeve-dhe-infermiereve-ne-te-gjithe-shqiperine-60686" }