“Ja merr i ati, ja pret i biri” Eno dhe Gent Koço koncert të veçantë për publikun

Publikuar tek: kulture-art, më 08:55 03-05-2016 “Ja merr i ati, ja pret i biri” Eno dhe Gent Koço koncert të veçantë për publikun

Babë e bir, Eno dhe Gent Koço, të premten më 6 maj, ora 19.00 do të mbajnë një koncert të veçantë në sallën e UART-it. Dirigjenti Eni Koço dhe i biri violinisti Gent Koço janë bërë bashkë për t’i dhuruar emocione publikut të tyre.

“Dikur në Korçë në vitet 1930, këngëtari i shquar Lumo Mamaqi nga Permeti hapi një dyqan të cilit nuk i vendosi emër, kjo pasi emrin ja vendosën shumë shpejt korçarët.

Dhe a e dini si?

Këngëtari Mamaqi për të kënaqur klientelen këndonte mrekullisht këngë popullore së bashku me të birin dhe ai këngëtar i shquar. Për këtë arsye lokali i tyre u quajt "Ja merr i ATI ja pret i BIRI", kjo ishte adresa dhe emërtesa e tyre shumë e veçantë.

Kjo histori është një kujtesë dashamirëse për të ndjekur koncertin e rralle të Eno dhe Gent Koço, babë e bir, si një provë më shumë që kultura muzikore në familjen e Tefta Tashkos dhe Kristaq Koços vazhon natyrshëm.

Kompozimi i ri i Endri Sinës dhe simfonia e V-te e Shostakovicit dy arsye më shumë për të mos e humbur këtë koncert të orkestres simfonike të RTSH-së”, shkruan akademiku Vasil Tole.

koncert1.jpg
.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Jeta e këngëtares së madhe të Lushnjes, Ajete Brahimi
Rikthehet Elsa Lila me një koncert në Romë: Si u rrita korridoreve të TOB me babain Edmondin »
Article Logic
Execution time: 0.058109045028687
array(1) { ["section"]=> string(84) "ja-merr-i-ati-ja-pret-i-biri-eno-dhe-gent-koco-koncert-te-vecante-per-publikun-39327" }