Ja nderi më i çuditshëm që i kërkohet një deputeti shqiptar

Publikuar tek: politike, më 23:06 25-01-2016 Ja nderi më i çuditshëm që i kërkohet një deputeti shqiptar

Kamera e In Tv fare rastësisht ka mundur të marrë një mesazh të nisur në celularin e deputetit Nard Ndoka, ku në fakt i kërkohet indirekt një nder i çuditshëm.

Një qytetare punonjëse në institucionin e shtëpisë së fëmijës në Shkodër i shkruan se ka provim dhe i jep dhe datën 22 janar, që në fakt nga kërkimet rezulton se në këtë datë është mbajtur provimi i edukatorëve dhe mësuesve në rrethe.

Po në fakt për këtë provim nuk ka nevojë për mik se ai bëhet vetëm për tu testuar njohurit e punonjësve të edukimit dhe siç ka garantuar Ministria e Arsimit rezultate e tij nuk do të ndikojnë në largimin nga puna të punonjësve.  

Vitin e kaluar shtëpia e fëmijës në Shkodër u vendos në qendër të vëmendjes për shkak të video-skandalit të publikuar ku shiheshin dy edukatore të dhunonin fëmijët e këtij institucioni.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ben Blushi për Sonila Meçon ngjan si profet
Ish ministrja Bregu ironizon keq ministrin Bushati: Edhe Rihanna s’do kishte kaq vëmendje sa ju »
Article Logic
Execution time: 0.03811502456665
array(1) { ["section"]=> string(65) "ja-nderi-me-i-cuditshem-qe-i-kerkohet-nje-deputeti-shqiptar-30923" }