Ja një premtim i pambajtur i Edi Ramës

Publikuar tek: politike, më 17:59 07-04-2016 Ja një premtim i pambajtur i Edi Ramës

Premitimet e thëna në kohë fushate nga politikanët shqiptarë në të shumtën e rasteve mbeten premtime. Shqiptarët tashmë janë mësuar me premtimet e fushatës, madje kanë dëgjuar premtime nga më qesharaket, nga ato të cilat kërkojnë thyerjen e ligjeve të universit për tu bërë realitet.

Megjithatë premtimi i Ramës për heqjen e sistemit të referencave për mallrat nga Bashkimi Europian dukej të ishte mjaft i besueshëm dhe shumë pranë të bërit realitet. Por nuk ndodhi.

Premtimi i Ramës u përsërit shpesh herë edhe nga ish-drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali, ku  një deklaratë në shkurt të 2014-ës ajo pohonte se “Vetëm 4.7 për qind e të ardhurave vijnë nga aplikimi i referencave”.

Spiropali është shprehur disa herë se Doganat në bashkëpunim me Ministrinë e Financave do të realizonin zhdukjen totale të referencave ndërsa vija e “finishit” për këtë premtim ishte fillimi i vitit 2015.

Poashtu Rama shkruante pak kohë para se të bëhej kryeministër se: “Do heqim referencat, do shkatërrojmë monopolet, do kemi një sistem fiskal që s'ndërron çdo muaj, do ndërtojmë administratë që shërben jo rrjep”, fjalë që u përsëritën disa herë edhe pas formimit të qeverisë, në emisione të ndryshme televizive.

Ndërsa në një takim me përfaqësuesit e biznesit në vitin 2012 kryeministri e quante sistemin e referencave “Një mjet abuzimi politik” që u vendosën në kohën kur teknologjia nuk ishte optimale “Por tashmë janë kthyer në një gangrenë për biznesin, qeverinë dhe shoqërinë”.

“Pacienti” i Ramës, mesa duket vijon të qëndrojë ende i hapur në tavolinë, ku po i nënshtrohet operacioneve të ndryshme per tu rilindur. Por “gangrena” e referencave ka mbetur aty si një kërcënim serioz për jetën e biznesit.

4w5yh5r4yh.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gabon me veshjen, Rama kërkon falje në Prishtinë
Djali i Rexhep Meidanit frymëzohet nga Sali Berisha, kërkon protesta kundër qeverisë »
Article Logic
Execution time: 0.017277956008911
array(1) { ["section"]=> string(44) "ja-nje-premtim-i-pambajtur-i-edi-rames-37092" }