Ja poezia më e mirë erotike shqiptare: ‘’Hiqi brekët dhe shih mes kofshëve’’, shkruar nga Rita Petro

Publikuar tek: kulture-art, më 11:17 21-12-2015 Ja poezia më e mirë erotike shqiptare: ‘’Hiqi brekët dhe shih mes kofshëve’’, shkruar nga Rita Petro

Rita Petro fitoi çmimin si libri më i mirë me poezi. Çmimi iu dha nga Edi Rama dhe Mirela Kumbaro.

Libri ‘’Vrima’’ ka këtë poezi:

Tani je në dorën time! Kush je ti? MaSHKUlli yt. Çfarë është ky këtu? Penisi

Preke me dorë Uau…

Sa i madh po bëhet?! lëviz si me magji?!

Tani hiqi brekët ule kokën Dhe shih mes kofshëve… Kjo është…?

lulja ime

Ha ha ha… akoma me përralla ti? Vagina! Përsërite Vagina!

Uau… Vagina ime

Tani mësoje mirë Kur ky imi futet këtu Ky quhet seks

Pas kësaj mund të hedhim farën Ose thjesht të bëjmë qejf.

Nuk dua… nuk dua… jam e virgjër Dua të vdes e virgjër

Më mjaftojnë kukullat për të luajtur Dhe Piter Pani për të ëndërruar Nuk dua…

Po të gjithë e bëjnë këtë punë Edhe mami me babin e kanë bërë KURRË

Edhe gjyshja me gjyshin?

Këtë punë të fëlliqur ata kurrë s’e kanë bërë! S’është punë e fëlliqur

Është qejf i pastër jo nuk dua!

Sot po shkoj më mirë Mendohu

Nesër vij përsëri…

Si thua

Do ta provosh? Kurrë!

Mirë…hajde puthemi

Uau sa gjë e shpifur gjuha jote Si gjuha e gjarprit

Në përralla princi nxjerr xixa kur e puth princeshën Fëmijët lindin nga zambakët e ujit

Epo jeta s’është përrallë

Me fillim ters dhe fund të lumtur Si nuk e kupton?

E kundërta në jetë ndodh. jo nuk dua!

Do të kthehem nesër. E treta e vërteta!

E nëse nuk pranon

Shko në manastir e bëhu murgeshë.

Oh…oh

Kam dhimbje, Dhimbja sjell lumturi.

Oh asgjë nuk ndiej përveç dhimbjes ja dhe pak…

Çfarë është kjo që po më derdh mbi bark? Sperma

Pse s’e derdhe brenda?

Që të mos sjellim një fatkeq tjetër në këtë jetë. Kaq ishte

Nuk je më e virgjër

Edhe unë s’jam sigurisht.

Po tani?

Tani fillon kënaqësia e dhunës Më hip sipër

Dhe rrotulloje ashtu nga brenda Kthehu para… anash… pas…

E ke parë demin

Kur ia ngul nga mbrapa lopës Hajde ngjeshu pas luleve të mia Tani nxirre dhe fute në gojë Thithe

jo aq shumë

Se s’dua të prishem Hip sipër

Shtrihu poshtë lëviz më shpejt ah ah ah

Më nnnngggaaadddaaalëëë… Oh Zot

Mos e zër Zotin me gojë!

Kush na e fali këtë kënaqësi nëse jo Zoti? Ku e di ti ç’është kënaqësia që të fal Zoti a i je dhënë ndonjëherë atij?

jo se ma kanë prerë kërthizën Që më lidhte me të

E tani jam ndotur atëherë pastrohu. E si?

Më duket se jam në Kishë Moment sublim

Ceremonia madhështore e ngujimit të trupave Para trupave të tjerë të ngujuar me kohë Me buqeta lulesh në duar Që mbajnë erë temjani…

 

****

Po më martojnë

Për herë të dytë po më vënë prangat…

Dhe atë punë u dashka ta bëj me duar dhe këmbë të lidhura! Ku humbi kënaqësia

që në ekstazë thërrisnim:

Oh Zot!

Kush po ma bën këtë të keqe?

Ushunjëza-Fëmijë

Nëntë muaj e fërkova barkun nga dhimbja Dhe i lava sheshet me të vjellat e mia

E ja ku doli

i kuq i shëmtuar gjithë gjak e jargë E ngjeshi kokën te gjiri im

Dhe i thithi dhunshëm Thithat e mi…

Oh…

Më rrënqethi nga kënaqësia Më marrosi nga dashuria!

Tani je në dorën time – më tha, Dhe

Pasi më thithi gjithë qumështin Pika-pika nisi të thithë gjakun tim Ëndrrat e mia

Dëshirat e mia Dashuritë e mia Të fshehtat e mia Pak nga pak

Më thau Më mpaku Më mplaku

Dhe një mëngjes më tha: Tani është radha ime!

Përtej dritës

Ah ç’është kjo dritë verbuese…shkatërruese?!

Të djeg, të shkrumbon, të shkrin, të shkatërron dalëngadalë Ta than trupin pa u plakur akoma

Dhe në fund të vdes.

Sa e bukur kish qenë jeta ime në atë botë

Me ngjyrën e pangjyrtë e të kthjellët të iluzionit Ku nuk arrinte drita e diellit!

ah,

Ti njeh ylberin Bojëra kalamajsh Manikyr koketash

E ç’mund të jetë tjetër ylberi?! iluzioni s’ka ngjyrë as dritëhije S’ka fillim as mbarim

S’ka trup as mendim S’është frymë as shpirt

Është energji që vjen nga Zoti Energji që na thith

E na shpërndan grimcash Në honin e pafundësisë.

Mendimi im për Ty Zoti im

Është orgazmë e lartë

Një gjendje e zgjatur që më përshkon e mpin gjymtyrët Ndez fundbarkun mes kofshëve të mia

Dhe përshkon çdo qelizë

Çdo pore trupi hapet dhe thith ajrin tënd eksitues Valët e tua magnetike që i dërgon

Nga larg tek unë.

Na ndajnë miliarda e miliarda kilometra hapësirash Dhe unë e ndiej këtë forcë

Që më vërtit e më vërtit Mua planetin tënd të mishtë

Ku gjaku tërbon nga forcë e tërheqjes Dhe forcë e rëndesës që më ngul aty…

Nuk ndalet kjo energji

Së shfryri në valvulat e zemrës Që rreh e rreh

Rreth e rreth

Kësaj mbretërie misterioze pafund.

Thellë thellë vetes gërmoj me thonjtë e rritur Gjak nxjerr aty ku korja është e trashë

Më e trashë se korja e tokës Dhe gjaku që derdhet furishëm

Plasarit dhe përplas me forcë pllakat qelizore a e ndien? Tërmet, tërmet!

ALARM!

Kujdes – kujtoni këshillat për mbrojtjen nga tërmeti: Futuni nëpër qoshe nëse jeni në mes

Mos përdorni ashensorin por daljen sekrete me shkallë Kur tronditja të pushojë qëndroni ca kohë jashtë…

ah…po kjo çfarë është? Një ishull i ri qenka krijuar

Një çiban më del mbi lëkurë E shpërthen jashtë

Përzier me gjak e qelb Stërlyhen çarçafët e bardhë Me llavën kuqeverdhë…

Nëse ju ndoten çarçafët e bardhë,

Mos e ndërro kanalin. Eh ç’na duhet muzika as filmat autorë – janë për ëndërrimtarët

as filmat dramë – janë për vejushat

as filmat komedi – janë për mendjelehtët

jeta është horror ndaj do të shohim “filma thriller-aksion-krim” Unë them më mirë shohim porno.

Ne s’kemi nevojë, e bëjmë pornon vetë. Epo mirë hajde t’ia fillojmë…

Kujdes se i kam hekurosur mirë çarçafët lëviz më ngadalë se na dëgjojnë fëmijët, i ka zënë gjumi

Po fqinjët dhe ata kanë veshë

ah u prisha, sa më kujtove komshien e re. Vafsh në dreq!

Ëndërr idiote. Ku e lamë… tek tërmeti… jo te çibani… ai plasi… veç një shenjë e sheshtë ka mbetur në trup. Të shkuara të harruara…

Ku mbeti orgazma?! Shkoi dëm!

iMZOT TË lUTEM RiKTHEjE ORGaZMËN TEK UNË! –“

vrima-rita-petro.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama pranon “zhgarravinat" e tij dhe ia dhuron drejtores së biblotekës me porosi të drejtorit “sqimatar”
Si duken sot ikonat e kinematografisë shqiptare (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.0046911239624023
array(1) { ["section"]=> string(100) "ja-poezia-me-e-mire-erotike-shqiptare-hiqi-breket-dhe-shih-mes-kofsheve-shkruar-nga-rita-petro-28252" }