Ja prova që Mirush Kabashi nuk gënjen, del 'BLLOF' Hervin Çuli, si u kërkua teksti para shfaqjes

Publikuar tek: kulture-art, më 19:44 13-06-2018 Ja prova që Mirush Kabashi nuk gënjen, del 'BLLOF' Hervin Çuli, si u kërkua teksti para shfaqjes

Debati për Teatrin Kombëtar vazhdon.

Së fundmi në debat është përfshirë aktori i mirënjohur Mirush Kabashi, dhe drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli. Në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, Kabashi akuzoi drejtorin e Teatrit për censurë, pasi sipas tij, Çili ka kërkuar tekstin e veprës “Gomari i Babatasit”, para se të vihej në skenë.

“Natyrisht që ka censurë. Ajo ka kaluar nga pushteti në teatër. Jemi më keq se në diktaturë. Problemi kryesor është ligji për teatrin” – tha aktori

Ndërkohë, Hervin Çuli nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale i mohoi akuzat, duke e quajtur aktorin një gënjeshtar.

"Tmerr!!! Genjen me zerin e tjetrit! Gënjeshtari ordiner thotë se unë i kam kerkuar regjisorit Basha tekstin e veprës “Gomari i Babatasit” per ta kontrolluar përpara se te jepja lejen per tu shfaqur ne skenën e TK-se. Altin Basha dhe Rita Gjeka, amani, nese ju kam kërkuar tekstin ma thoni se une i shkreti se mbaj mend, po ma thoni aman, se mendja e shkrete ne keto kohe te turbullta nuk i dihet ne ç’drejtim te paditur rreshket,” – përfundon Çuli.

Por mesa duket Mirush Kabashi ka thënë të vërtetën, pasi një foto e siguruar së fundmi vërteton akuzën e tij. Në bisedën e publikuar më poshtë, përgjegjësja e Marketingut pranë Teatrit Kombëtar Bora Ylli, ka kërkuar tekstin e veprës “Gomari i Babatasit”, me pretekstin se duhej për promovimin e shfaqjes.

Sakaq, pritet reagimi i radhës së drejtorit të Teatrit Kombëtar.

 35151769_10157338031103765_5013657505218166784_n.jpg

LEXO EDHE: HERVIN ÇULI SULMON KEQ MIRUSH KABASHIN: GRABITI 15 VJET RROGËN E TEATRIT... JA VË NË GOJË REGJISORIT ALTIN BASHA (E PLOTË)

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Virgjil Muçi: Letërsia shqipe nuk ka seks
DEBAT mes regjisorëve, Çipi thirrje Çulit: Mos u bëj vegël e Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.020891904830933
array(1) { ["section"]=> string(99) "ja-prova-qe-mirush-kabashi-nuk-genjen-del-bllof-hervin-culi-si-u-kerkua-teksti-para-shfaqjes-124268" }