Ja pse kryeministri Rama përsërit të njëjtat histori në fushatë

Publikuar tek: politike, më 20:10 11-06-2015 Ja pse kryeministri Rama përsërit të njëjtat histori në fushatë

“Më telefonoi një kryetar Bashkie i PD-së. Më tha që dua të të takoj për një hall të banorëve. I thashë eja te zyra në Kryeministri. E dini si më tha? Nuk vi dot se kam frikë se më shikojnë”. Me siguri e keni dëgjuar Ramën ta tregojë këtë histori të paktën një herë gjatë fjalimeve të tij në fushatën elektorale.

Nga ana tjetër, mesazhi i përsëritur më shumë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është: “Dyshja Rama-Meta”, “dyshja e krimit” apo “dyshja e korrupsionit”.

Por përse disa liderë politikë zgjedhin të përsëritin të njëjtat histori herë pas here, në fushata elektorale si dhe jashtë saj?

Studimet për faktin se si njerëzit e formojnë opinionin që ndajnë në sondazhe, tregojnë se shpesh ata përdorin argumentin që kanë dëgjuar kohët e fundit. “Shumica e njerëzve në të vërtetë nuk janë të sigurtë se çfarë mendojnë për çështjet më të rëndësishme politike. Në disa raste kur atyre u kërohet të shprehin opinionin e tyre politik, konfrontohen nga pyetje të shpejta e por meqënëse informaconi në sot është masiv, ata ndikohen më shumë nga çfarëdo ide që ju vjen më së pari në mendje”, shpjegon Zaller “Natyra dhe Origjina e Opinionit Masiv”.

Përsëritja e mësazheve kyçe, brenda apo jashtë fushatës, i ndihmon politikanët të qëndrojnë në ballë të mendimeve të njerëzve kur ata thirren për të marrë vendime, si në rastin e votës.

Një arsye tjetër është se publiku është i përbërë nga individë. Individët si marrës të mesazhit, kanë një karakteristikë të përbashkët: Ata tentojnë t’i harrojnë gjërat. Për të luftuar harresën, liderave u duhet të përsëritin mesazhet e tyre, kështu pas një historie të gjatë harrese dhe përsëritje, individët formojnë më në fund një opinion të palëkundur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet mesazhi kërcënues ndaj kandidatit Eduard Kapri: Tërhiqu, ke 3 ditë kohë, ose...
Konfliktet e pronësisë, Dako: Do krijojmë inspektoriatin e arave »
Article Logic
Execution time: 0.0041029453277588
array(1) { ["section"]=> string(69) "ja-pse-kryeministri-rama-perserit-te-njejtat-histori-ne-fushate-13321" }