Ja pse nuk duhet ta shikoni kurrë ekranin e telefonit natën dhe me një sy mbyllur

Publikuar tek: bota, më 20:43 23-06-2016 Ja pse nuk duhet ta shikoni kurrë ekranin e telefonit natën dhe me një sy mbyllur

Të gjithë thuajse e kanë bërë të paktën një herë; të shtrihen në krevat me dritën fikur ndërsa përpara fytyrës mbajnë ekranin e ndritshëm të telefonit.

Shpesh ndodh që një sy mbyllet pasi shikimi mbulohet nga jastëku, kështu që për një kohë të gjatë vështrimi i ekranit përqëndrohet te një sy i vetëm.

Të shumtë kanë qenë përdoruesit e telefonave që më pas kanë vënë re se nuk mund ta kthjellonin shikimin nga njëri sy, teksa mbyllnin syrin tjetër, çdo gjë shfaqej e verbër.

Por kjo është ajo çka mjekët e quajnë “Verbëri e përkohshme nga smartfoni”. Por okulistët ngrenë alarmin se edhe pse duket si e “përkohshme” në rast përsëritjesh dëmtimi në sy mund të jetë i përhershëm.

Ata bëjnë thirrje që ekrani i smartfonit të mos shihet me njërin sy dhe në erësirë totale. Drita e vetë ekranit mund të ulet për të shmangur verbimin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018391847610474
array(1) { ["section"]=> string(87) "ja-pse-nuk-duhet-ta-shikoni-kurre-ekranin-e-telefonit-naten-dhe-me-nje-sy-mbyllur-44406" }