Ja pse trafikantët e drogës duan një telefon si ky

Publikuar tek: bota, më 13:12 01-05-2015 Ja pse trafikantët e drogës duan një telefon si ky

Telefoni klasik “Nokia” 8210 i viteve ’90 duket se po rikthehet sërish si telefoni i preferuar i trafikantëve të drogës.

Arsyet pse trafikantëve u nevojitet një telefon i vjetër, është se ky model i vitit 1999, nuk është i pajisur me “Wi-fi”, “GPS” apo Bluetooth, çka e bën më të vështirë për t’u gjurmuar.

Policia është e aftë të mbledhë më shumë informacion nga “smartfonët” për shkak të gjurmëve teknike që ata lënë pas. Një shpërndarës droge i njohur me pseudonimin “K2” shpjegon se:

“Këta telefona janë më të besueshëm se iPhone-t. Policia përdor pajisje për të gjurmuar “Wifi” dhe “Bluetooth”. Të gjithë trafikantët e duan një telefon të tillë, edhe për shkak se është shumë i vogël dhe mban shumë bateri.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031275987625122
array(1) { ["section"]=> string(56) "ja-pse-trafikantet-e-droges-duan-nje-telefon-si-ky-10150" }