Ja shkaqet e uljes së normës të interesit nga Banka e Shqipërisë

Publikuar tek: ekonomi, më 17:02 29-01-2015 Ja shkaqet e uljes së normës të interesit nga Banka e Shqipërisë

Përmirësimi i ekonomisë shqiptare gjatë gjysmës së dytë të vitit 2014 duket se ka qenë shkaku kryesor i vendimit të Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 2.25% në 2 %. Këshilli Mbikqyrës ka vlerësuar gjithashtu zhvillimet aktuale dhe, siç e thekson, të pritura, të ekonomisë dhe shprehet e bindur se ky permirësim do të vazhdojë edhe për këtë vit.

Banka e Shqipërisë mbështet politikat që përmirësojnë besimin në ekonimi si dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura nga sektori publik.

Këshilli Mbikqyrës shpreh besimin se transmetimi i këtij vendimi në tregjet financiare do të krijojë kushtet e duhura për mbështetjen e rritjes ekonomike si dhe për kthimin e inflacionit në objektiv.

Gjithashtu shprehet shqetësimi për rreziqet që e rrethojnë këtë skenar që sipas KM janë dy: ambient i jashtëm ekonomik e financiar në rang europian i cili mbetet sfidues si dhe frika për një parashkim jo të saktë nga vetë Këshilli Mbikqyrës për shkak të kushtëzimit në një masë të madhe i këtij parashikimi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027508974075317
array(1) { ["section"]=> string(70) "ja-shkaqet-per-uljen-e-normes-te-interesit-nga-banka-e-shqiperise-1835" }