KQZ hedh shortin/ Ja si do të renditen në listat zgjedhore emrat e kandidatëve për nëntë bashki

Publikuar tek: politike, më 13:29 19-05-2015 KQZ hedh shortin/ Ja si do të renditen në listat zgjedhore emrat e kandidatëve për nëntë bashki

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin e renditjes së kandidatëve  për kandidatët që do të garojnë  në zgjedhjet elektorale të 21 qershorit.

Për Bashkinë e Tiranës në fletën e votimit të parët në listë janë kandidatët e pavarur Gjergj Bojaxhi dhe Sazan Guri, përkatësisht i pari dhe i dyti.

Renditja vijon me kandidatin e Partisë Demokratike, Halim Kosova (i treti); Dhimitër Muslia, i mbështetur nga Partia Kristian-Demokrate; Arben Tafaj dhe i gjashti kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane, Erjon Veliaj.

Sipas shortit renditja e kandidatëve në fletët e votimit do të jetë e tillë:

 

Për Kamzën

Safet Gjici i pari
Xhelal Mziu i dyti

Për Tiranën

Gjergj Bojaxhi i pari
Sazan Guri i dyti
Halim Kosova i treti
Dhimitër Musliu i PKD i katërti
Arben Tafaj i pesti
Erion Veliaj i gjashti

Për Durrësin

Vangjush Dako i pari

Grida Duma e dyta

Për Elbasanin

Qazim Sejdini i pari
Ardian Turku i dyti

Për Fierin

Enkelejd Alibeaj i pari
Armando Subashi i dyti
Albert Çaçi i treti

Për Lushnjen

Darien Xhindoli i pari
Fatos Tushe   i dyti

Për Korçën

Gjergji Mero i pari
Sotiraq Filo i dyti

Për Lezhën

Viktor Tushe i pari
Fran Frrokaj i dyti

Për Shkodrën

Vullnet Elbasani, i pavarur i pari
Keti Bazhdari e dyta
Voltana Ademi e treta

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ben Blushi shkon në Kumanovë: Kur shteti është i pabesë, ky është fundi i tij (FOTO)
Meta: Të vendosur në përmbushjen e prioriteteve kombëtare »
Article Logic
Execution time: 0.026480913162231
array(1) { ["section"]=> string(83) "ja-si-do-te-renditen-ne-listat-zgjedhore-emrat-e-kandidateve-per-nente-bashki-11493" }