Ja si e zgjidh ky qytetar mungesën e banjove publike në Durrës

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:02 13-04-2015 Ja si e zgjidh ky qytetar mungesën e banjove publike në Durrës

Sado e shëmtuar të duket kjo pamje që vjen nga qyteti i Durrësit, në rrugën që të çon në port, mundet që ky qytetar të ketë të drejtë, për të vetmen arsye: Mungesën e banjove publike.

Në pamundësi për të shkuar në banjo publike, që bashkia e këtij qyteti nuk ka patur “luksin” t’ja ofrojë qytetarëve të saj dhe në pamundësi për të shkuar në banjon e ndonjë lokali (se mund të detyrohesh të ulesh të pish një kafe e kësisoj të harxhosh lekë) ky qytetar i ka rënë shkurt duke kryer nevojat personale haptazi në rrugë, mes dhjetra syresh të tjerë. Fotoja që vjen nga gazeta Koha Jonë tregon se ç’ndodh në të tilla raste.  Dhe..s’do shumë mend për ta kuptuar...

Qytetari me të “drejtën e zotit” zgjidh hallin e nevojave personale. Po e drejta e bashkisë, do thoni ju? Bashkia le të përmbushë detyrat fillimisht.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028130054473877
array(1) { ["section"]=> string(67) "ja-si-e-zgjidh-ky-qytetar-mungesen-e-banjove-publike-ne-durres-8583" }