Ja si fitohen zgjedhjet, edhe nëse je në minorancë

Publikuar tek: bota, më 17:48 18-05-2015 Ja si fitohen zgjedhjet, edhe nëse je në minorancë

“Gerrymandering” apo manipulimi i zgjedhjeve - Të vizatosh kufijtë politikë për t’i dhënë partisë tuaj një avantazh mbi palën kundërshtare - është një proces i vështirë për t’u shpjeguar, por kjo skemë do t’ju tregojë në mënyrën më të thjeshtë se si mund të arrihet fitorja e zgjedhjeve nëpërmjet skemës së “Gerrymandering”, edhe nëse partia është në disavantazh numerik.

Supozojmë se kemi një numër shumë të vogël njerëzish, për ta thjeshtuar, 50 njerëz. 30 prej tyre i përkasin Partisë Blu dhe 20 Partisë së Kuqe. Dhe për fatin tonë të mirë, të gjithë jetojnë në një kuardat, me të Kuqët nga njëra anë dhe blutë nga ana tjetër.

Më pas le të themi se duhet ta ndajmë këtë shtet, në 5 njësi, ku secila do të dërgojë përfaqësuesine saj në Parlament.

Në rastin ideal, ne duam që përfaqësimi të jetë proporcional, nëse 60% e banorëve janë Blu dhe 40% janë të Kuq, këto 5 vende do të ndahen në të njëjtën mënyrë.

Prezantimi perfekt

Për fatë të mirë, duke qënë se qytetarët jetojnë në një kuadrat, është e lehtë për të vizatuar 5 katrorë horizontal, që përfaqësojnë 5 njësitë ekeltorale. Si rrjedhojë do të kishim, 2 njësi për të Kuqët dhe 3 njësi për Blutë. Blutë fitojnë me rezultatin 3:2 (Skema 1)

Kompakte por e padrejtë

Le të themi se qeverinë e drejton Partia Blu, dhe atat vendosin se si do të ndahen njësitë. Ata i zhvendosin linjat nga vertikalisht në horizontalisht, duke krijuar 5 njësi ku secila ka 6 të Blujtë dhe 4 të Kuq. Me një shumicë të rehatshme, Blutë marrin 5 parlamentarë, duke fituar zgjedhjet me rezultatin 5:0 (Skema 2).

As kompakte as e drejtë

Po nëse Partia e Kuqe është në pushtet? Ata e dijnë se janë në disavantazh numerik. Por me disa kufij krijues, si në skemën e tretë, ata mund ta shkëpusin popullsinë Blu në mënyrë të tillë që mund të fitojnë vetëm 2 deputetë. Pra edhe pse të Kuqët janë vetëm 40% e popullsisë, ata fitojnë 60% të vendeve në Parlament me rezultatin 2:3 (Skema 3)

Në botën reale, kjo është e ngjashme me zgjedhjet në Pensilvani, SHBA. Në vitin 2012 demokratët fituan 51% të votave popullore, por morrën vetëm 5 vende, pra më pak se 1/3. Kjo sepse Pensilvania është një nga shtetet me rrethet të ndara në mënyrën më të parregullt.

Ky shpjegim është një thjeshtëzim i madh pasi në botën reale njerëzit janë të vendosur në mënyrë më të çrregullt. Por për politikanët e botës së vërtetë, procesi është ekzaktësisht i njëjtë.

Gerrymandering

Termi Gerrymandering, është përdorur për herë të parë në vitin 1812 për të përshkruar reformën territoriale të governatorit Elbridge Gerry, reformë që i dha atij fitoren.

Në procesin e përcaktimit të njësive vendore, “Gerrymandering” quhet praktika për manipulimin e zgjedhjeve duke krijuar avantazh për një parti të caktuar, me anë të manipulimit të kufijve politik të rretheve.

/Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029907941818237
array(1) { ["section"]=> string(55) "ja-si-fitohen-zgjedhjet-edhe-nese-je-ne-minorance-11423" }