Ja si gënjeu Riza Durmishi, 21 vjeçari që luan me kombëtaren daneze kundër Shqipërisë

Publikuar tek: sport, më 12:09 02-09-2015 Ja si gënjeu Riza Durmishi, 21 vjeçari që luan me kombëtaren daneze kundër Shqipërisë

21 vjeçari Riza Durmishi është mbrojtësi i Brondbyt që thërritet për herë të parë nga trajneri i Danimarkës në ndeshje zyrtare ku me shumë mundësi mund të debutoj për shkak të mungesave.

Deri këtu gjithcka mund të konsiderohet normale, një tjetër talent i humbur nga FSHF, por ai që të vret ndërgjegjen është intervista e tij e fundit për “Extrabladet” ku shprehet: “Të luaja me Danimarkën ka qenë dëshira ime më e madhe. Kurrë nuk e kam marrë në konsideratë të jem pjesë e një kombëtareje tjetër”.

Sportpress.al është marrë para disa muajsh personalisht me Riza Durmishin, ku kemi kontaktuar me te dhe fjalet e tij janë pikërisht këto, një bisedë që fatmirsisht nuk e kishim fshirë.

11038657_785808234829068_4695388957836186444_n.jpg

Kjo bisedë demanton tërësisht intervistën e Riza Durmishit për danezët, gjithashtu më vonë kemi pasur dhe një tjetër bisedë me të ku ai na tregonte se kishte angazhuar një menaxher shqiptar të quajtur Sedat Duraki që do ta ndihmonte të kryente bisedime me De Biasin, por fatkeqsisht këtë bisedë nuk e kemi ruajtur. Mesa duket menaxheri e drejtoi për te Danimarka ose Rizai Shqipërinë e ka pasur “dashnore të dytë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasit i dalin çunat nga duart, alkool 3 ditë përpara ndeshjes
Dështimet e yjeve shqiptarë në futboll »
Article Logic
Execution time: 0.019309997558594
array(1) { ["section"]=> string(90) "ja-si-genjeu-riza-durmishi-21-vjecari-qe-luan-me-kombetaren-daneze-kunder-shqiperise-19775" }