Ja si i blen votat me miell, kryetari i Bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili (Letra)

Publikuar tek: politike, më 13:02 02-06-2015 Ja si i blen votat me miell, kryetari i Bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili (Letra) Letra firmosur nga Fiqiri Ismaili

“Z.Arben, Jepi 100 kg miell 700, 50 kg për promovim. Fiqo’’, kjo është letra që kryetari i Bashkisë së Vorës ia ka dërguar një prej administratorëve të kompanisë së tij të prodhimit të miellit ‘’Agro Blend’’.

Motivacioni është ‘’promovim’’, i cili nënkupton, ‘’për fushatë, promovim të Fiqiri Ismailit’’. Po si do promovohet Ismaili nëpërmjet miellit?! Automatikisht mendimi të shkon te plotësimi i nevojave të votuesve me miell, para 21 qershorit, ditës kur ata do hedhin votën te kutitë.

Kujtojmë se kompania e Fiqiri Ismailit, ‘’Agro Blend’’, u bllokua disa ditë më parë nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit për shkak të përmbajtjes në miell të aflatoxinë-s, një përbërës i rrezikshëm për shëndetin. AKU bllokoi 100 tonë miell dhe 6800 tonë grurë si dhe i vuri Ismailit 400 mijë lekë gjobë. Partia Demokratike, të cilën përfaqëson Ismaili, e quajti sulm politik.

fiqiriismaili

Fiqiri Ismaili

agroblendortaket

Ekstrakti historik i ''Agro Blend'', ku Fiqiri Ismaili është ortak së bashku me të shoqen

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-kryeministri Berisha e akuzoi për trafik droge , “trafikanti” i komenton në Facebook
Nuk shkuan në takimin me Edi Ramën, pushohen nga puna 4 drejtorë në Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.026593923568726
array(1) { ["section"]=> string(83) "ja-si-i-blen-votat-me-miell-kryetari-i-bashkise-se-vores-fiqiri-ismaili-letra-12493" }