Ja si ka qenë projekti i parë i këngës “Shumë pis”, Era ft Fatali, Ledri nuk ishte pjesë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:04 23-09-2015

Gent Fatali, ose siç të gjithë tani e njihni Fatal, është një prej artistëve të rinj më premtues. Puna e reperit të talentuar ka nisur vite më parë dhe deri tani ai ka publikuar katër bashkëpunime, ku veçojmë “Qka Don Ajo” me Capital T, këngë që i dha shtysën e përfundimtare drejt famës dhe njohjes në publik.

Fatali ka rrëfyer për Mad Tv dhe historinë e këngës “Shumë pis” e kënduar nga Era Istrefi dhe Ledri, e cila ishte padyshim hiti i kësaj vere.

Sipas Fatalit, ky projekt ka ekzsituar prej 3 vitesh mes tij dhe Erës, por çdo gjë ka ndryshuar në momentin e fundit kur këngëtarja kosovare shkëputi marrëdhëniet me shtëpinë diskografike “Authentic”.

“Kënga me Era Istrefin ishte inçizuar me mua para 3 viteve dhe deri në prill të këtij viti ishte në plan të dilte si Era Istrefi feat Gent Fatali - Shumë Pis. Planifikimet kanë shkuar deri në atë pikë ku kemi folur edhe çfarë videoklipi do i bëjmë, por në atë kohë Era u largua nga Authentic Ent sepse nuk iu përmbajt kushteve të kontratës, kështu u ftohën marrëdhëniet, pastaj nuk u bë. Suksese për Erën edhe Ledrin. Kënga e tyre më ka pëlqyer, por më shumë më pëlqen versioni që ka me mua”, është shprehur reperi.

I pyetur për publikimin në internet të demos së këngës “Shumë pis” e kënduar nga ai dhe Era, Fatali shprehet se nuk ka dijeni se kush e ka shpërndarë atë.

“Nuk e di. Dikush e publikoi versionin demo dhe u shpërnda gjithëkund në internet. Ata që se kanë dëgjuar më duket se mund ta dëgjojnë në SoundCloud”, ka thënë ai.

*Fatali

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024760007858276
array(1) { ["section"]=> string(90) "ja-si-ka-qene-projekti-i-pare-i-kenges-shume-pis-era-ft-fatali-ledri-nuk-ishte-pjese-21488" }