Ja si mund të jetë Shqipëria pa futbollistët nga Kosova

Publikuar tek: sport, më 10:44 16-08-2016 Ja si mund të jetë Shqipëria pa futbollistët nga Kosova

Eksodi i lojtarëve kosovarë nga Shqipëria ka nisur, ndërsa janë bërë të ditur tre emrat e parë, pritet që të ketë edhe të tjerë.

Por, si mund të jetë formacioni kuqezi pa lojtarët nga Kosova, besojmë se ende dikush nuk mund ta ketë menduar. Normalisht, nga porta deri në sulm do të ketë ndryshime.

Duke parë aktivizimin e lojtarëve në kampionatin shqiptar dhe atë të huaj, Shqipëria ka potencial për t’i zëvendësuar, por jo për të pasur një stol aq të pasur sa më parë.

Në portë do të qëndrojë Alban Hoxha, si zëvendësuesi i Etrit Berishës, ndërsa mbrojtja sërish do të jetë me katër lojtarë, ku vend nuk ndryshojnë Hysaj, Aliji, Agolli, Roshi, Kaçe, Memushaj, Cikalleshi dhe Sadiku, ndërsa duhet që të thirret patjetër Jahmir Hyka, i cili ka disa muaj që nuk aktivizohet me kuqezinjtë si dhe Herdi Prenga nga Shpresat.

Sa i përket stolit, normalisht që do të qëndrojë Andi Lila, Bekim Balaj, Thomas Strakosha të cilët kanë veshur fanellën kuqezi. Por, trajneri De Biazi mund të thërrasë edhe emra të tjerë nga kampionati shqiptar, si Gentian Muça, Albi Alla, Bruno Lulaj apo Hysen Memolla që aktivizohet me Hajduk Split.

Në mesfushë mund të bindë Sabien Lilaj dhe Elis Bakaj dhe në sulm Hamdi Salihi, Rei Manaj dhe Xhevahir Sukaj.

kombetarja2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Trajneri i Kosovës në Angli, zhvillon bisedime intensive me Shaqirin, Xhakën dhe Behramin për të braktisur Zvicrën
Vdes në moshën 100 vjeçare ish-presidenti i FIFA »
Article Logic
Execution time: 0.021135091781616
array(1) { ["section"]=> string(61) "ja-si-mund-te-jete-shqiperia-pa-futbollistet-nga-kosova-49883" }