Ja si mund të shpëtoni kompjuterin tuaj nga viruset

Publikuar tek: kulture-art, më 18:20 15-05-2017 Ja si mund të shpëtoni kompjuterin tuaj nga viruset

Sulmet kibernetike të së premtes, kanë shtyre ekspertët e teknologjisë të kërkojnë shkaqet dhe që çuan në atë që u quajt “sistemi i dobët operativ i Microsoft Windows”.

Programi “ransomware” ose gjithashtu i njohur si “WanaCryptor”, “WeCry”, “WanaCrypt” ose “WeCryptor” shfrytëzoi dobësinë e serverit të Windows për t’u përhapur në tërë korporatat. Dobësia u zbulua për herë të parë në botë nga NSA dhe më pas u vodhën nga një grup hacker-ash të quajtur “Shadow Brokers”. Windows në deklaratë zyrtare ka thënë se disa versione të Windows nuk marrin elemente shtesë sigurie, ku përfshihen: Windows Server 2003, Windows XP dhe Windows 8 dhe ka publikuar detaje sesi të mbroheni nga “Ransomware”:

Versioni Windoes 10 është i paprekshëm, por mund të përhapet tek versionet e mëparshme. Përdoruesit e Windows Vista, Windows 7 dhe Windows 8.1 duke i bërë Windows Update sistemit të tyre. Përdoruesit e Windows XP, Windows Server 2003 dhe Windows 8 mund të sigurojnë mbrojtje duke shkarkuar paketën e sigurisë të Windows. Përdoruesit duhet të kenë kujdes nga email-et me virus apo materiale të tjera që shkarkojnë, pasi janë një nga format e përhapjes së ‘ransomware’.

Ekspertët këshillojnë të gjithë përdoruesit që të tregohen të kujdesshëm dhe në rast të sulmeve kibernetike, pagesa nuk është zgjidhja e duhur por denoncimi i tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këto janë 30 sekondat që zhdukën dinozaurët
Si duket sot nga brenda hotel “Dajti”, i pari luksoz në Shqipëri (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.045111179351807
array(1) { ["section"]=> string(57) "ja-si-mund-te-shpetoni-kompjuterin-tuaj-nga-viruset-78718" }