Ja si ndahet shpërblimi në dhomat e zhveshjes për lojtarët e Vllaznisë

Publikuar tek: sport, më 20:07 30-01-2016 Ja si ndahet shpërblimi në dhomat e zhveshjes për lojtarët e Vllaznisë

Vllaznia ka arritur të sigurojë sot një fitore të rëndësishme përballë kampoinëve të Skendërbeut, e për këtë arsye është menduar edhe për një shpërblim për lojtarët.

Drejtuesit e klubit nuk kanë pritur gjatë dhe mënjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kanë nxjerrë nga gazeta paratë dhe ua kanë shpërndarë lojtarëve në dhomat e zhveshjes. Fotot më pas janë publikuar në rrjetet sociale.

Klubi shkodran ka pasur gjatë këtij sezoni probleme me pagat, por ky shpërblim dhe fitorja në fushë ndaj Skënderbeut, mund të jenë stimuj të rëndësishëm për ecurinë e ekipit në ndeshjet e ardhshme.

Nuk është hera e parë që drejtues klubesh në Superligën shqiptare për të treguar se i mbajnë premtimet e tyre, u kanë dhënë shpërblimet lojtarëve në prani të kamerave dhe aparatëve fotografik. Një shpikje shqiptare në këtë rast.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Gazzetta Dello Sport”: Rashica, talenti që është gati të çudisë futbollin botëror
Vllaznia i merr 3 pikë Skënderbeut, Partizani fiton dhe arrin kreun »
Article Logic
Execution time: 0.019942045211792
array(1) { ["section"]=> string(76) "ja-si-ndahet-shperblimi-ne-dhomat-e-zhveshjes-per-lojtaret-e-vllaznise-31353" }