Ja si një xhaxha dënon nipin e tij 6 vjeçar që nuk i bindet, fotot e pazakonta në facebook

Publikuar tek: bota, më 16:53 26-03-2015 Ja si një xhaxha dënon nipin e tij 6 vjeçar që nuk i bindet, fotot e pazakonta në facebook Menyra sesi xhaxhai penalizon te nipin ne Bukuresht, Rumani

Një foto e hedhur në facebook po bën xhiron në rrjetet sociale kur xhaxhai i një fëmije e ka dënuar këtë të fundit duke e varur prej teshash në derë. Ngjarja ka ndodhur në Bukuresht të Rumanisë, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimet, pas shokimit të fqinjëve që kanë parë skenën, e kanë fotografuar, dhe më pas e kanë hedhur në facebook, raportojnë mediat ndërkombëtare. 

30 vjeçari, i cili është identifikuar si xhaxhai i fëmijës, për shkak se ky i fundit nuk i bindej, ka gjetur një mënyrë origjinale për ta dënuar. Nicu Borila nuk e ka menduar dy herë kur e ka marë 6-vjeçarin dhe e ka varur prej teshash, pavarësisht ulërimave të këtij të fundit.

Pas zbardhes së ngjarjes policia mëson se 6 vjeçari qëndronte me xhaxhain sepse babai ishte në burg në Meksikë, ndërsa e ëma punonte në Itali për të siguruar të ardhura për familjen. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.041459083557129
array(1) { ["section"]=> string(94) "ja-si-nje-xhaxha-denon-nipin-e-tij-6-vjecar-qe-nuk-i-bindet-fotot-e-pazakonta-ne-facebook-7018" }