Ja si u falsifikuan fotot e “aktiviteteve” nga ministria e Kserës

Publikuar tek: politike, më 08:16 03-02-2016 Ja si u falsifikuan fotot e “aktiviteteve” nga ministria e Kserës

Ministria e Punës ka organizuar dhjetëra aktivitete vetëm me letra. Ish-ministri Ksera dhe vartësit e tij kanë falsifikuar në masë fotografitë, duke i marrë nga aktivitetet e mëparshme, apo të organizuara nga ndërkombëtarët, duke i “shitur” si vepra të Ministrisë së Punës.

Gazeta “Shqip” ka siguruar disa nga këto foto të falsifikuara nga ish-zyrtarët e Ministrisë së Punës. Mësohet se vetëm me heqjen e një date nga këto foto, punonjësit e ministrisë, duke filluar nga ministri i atëhershëm, “fitonin” deri në 5 milionë lekë (të vjetra).

Në një “takim” në Gjirokastër, ish-drejtori i kabinetit Kleves Bitro, ka arritur që të bëjë vetëm foto. Ai ka marrë disa persona dhe i ka ulur në një tryezë. Ka bërë disa foto dhe në këtë mënyrë ka dokumentuar zhvillimin e aktivitetit. Por, në këto foto duken edhe disa persona, të veshur me tuta që janë thjesht “spektatorë”.

Ndërkohë, në një rast tjetër, Ministria e Punës ka në aktivitet edhe një foto me kreun e Bashkisë së Kamzës. Fotoja e bërë në vitin 2011, u falsifikua se ishte kryer në vitin 2013.

Në katalog, mensa e Ministrisë së Punës “shitej” se ishte e një aktiviteti. Në këto foto fshihej data, ndërsa në prokurori kanë shkuar edhe CD me këto fotografi. Nga analizimet e grupit hetimor, rezultuan se pjesa më e madhe e këtyre fotografive ishin falsifikuar, ku vetëm me një falsifikim ish-zyrtarët fusnin në xhep miliona lekë.

Në disa dokumente të ministrisë rezultonte se një fëmijë i komunitetit rom arriti të bëjë një instalacion në mur. Dokumentet tregonin se instalacioni ishte 10 metra katrorë. Ndërkohë, nga analizimi i fotografive rezulton se kjo vepër është vetëm 1 metër katrorë.

Aktiviteti-i-falsifikuar-Spiro-Ksera-5.jpg

Aktiviteti-i-falsifikuar-Spiro-Ksera-4.jpg

Aktiviteti-i-falsifikuar-Spiro-Ksera-2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topi për reformën në drejtësi: Nëse nuk ka konsensus, të shkojë në referendum
Rama dhe Meta takohen në Kryesinë e Kuvendit »
Article Logic
Execution time: 0.021497964859009
array(1) { ["section"]=> string(69) "ja-si-u-falsifikuan-fotot-e-aktiviteteve-nga-ministria-e-kseres-31609" }