Ja si votuan De Biasi, Cana dhe gazetarët në emër të Shqipërisë për fituesin e “Topit të Artë”

Publikuar tek: sport, më 20:35 11-01-2016 Ja si votuan De Biasi, Cana dhe gazetarët në emër të Shqipërisë për fituesin e “Topit të Artë”

Lionel Messi është shpallur për herë të 5-të fitues i “Topit të Artë”. Sulmuesi argjentinas ka arritur të mbledhë më shumë pikë në raport me kundërshtarët e tij, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

Por si kanë votuar përfaqësuesit e Shqipërisë në këtë kompeticion?

Ashtu siç çdo anëtar tjetër i FIFA-s, në emër të Shqipërisë kanë votuar trajneri i Kombëtares Gianni de Biasi, kapiteni Lorik Cana dhe gazetari Besnik Dizdari.

Në fakt, tre përfaqësuesit nuk kanë qenë në një mendje sa i përket votimit. Cana ka vlerësuar me 5 pikë portugezin Ronaldo, 3 pikë për yllin e Barcelonës Messin dhe 1 pikë për Neymar.

De Biasi ka preferuar t’i jap 5 pikë Messit, 3 pikë Ronaldos dhe 1 pikë gjermanit Thomas Muller, i cili nuk ishte pjesë e treshes finaliste.

Sa i përket Dizdarit, gazetari ka vlerësuar me 5 pikë Messin, 3 pikë Ronaldon dhe 1 pikë Alexis Sanchez.

shqipe.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana kantier në ndërtim, Daja premton Europën
Lionel Messi fitues për të 5-ën herë i “Topit të Artë” »
Article Logic
Execution time: 0.0043079853057861
array(1) { ["section"]=> string(97) "ja-si-votuan-de-biasi-cana-dhe-gazetaret-ne-emer-te-shqiperise-per-fituesin-e-topit-te-arte-29728" }