Ja ushqimet që ‘LUFTOJNË’ celulitin dhe këmbët e fryra

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 10:06 19-05-2018 Ja ushqimet që ‘LUFTOJNË’ celulitin dhe këmbët e fryra Foto ilustruese

Blogu i Blerinës- Newsbomb.al

Shpesh herë dëgjoj të më thonë “A hiqet celuliti përgjithmonë”. A do të shpëtoj prej tij nëse bëj këtë herë këtë terapi, këtë grup ushtrimesh, këtë cikël masazhesh etj. Po të përgjigjesha më shpejtësinë që më karakterizon herë pas here në ditë të ngarkuara me punë, si këto të këtij sezoni, në qendrën tonë “Florescenter “ do të kisha dëshirë tju thoja : “lutuni që kjo të mos ndodh kurrë, sepse atherë ju nuk do të keni më jetë! .

Po po, për aq kohe sa do të frymojmë do të kemi gjurmë celulti në periudha të caktuara të jetës ose të vitit. Sepse gjithcka që lidhet me celulitin , ka të bëjë me stilin e jetesës dhe mënyrën tonë të ushqyerit. Por edhe këto të dyja që thamë po të jenë perfekt, në përseri për shkak të ndotjes së ambjentit ku jetojmë, shkarkimit të gazrave, thithim ajër shumë të ndotur dhe lagështirë ambientale shumë të lartë. Të dyja këto kanë ndikimin e tyrë në funksionimin e ngadaltë të organeve tona filtruese. Ajo që vlen të diskutohet është, jo a do të largohet celuliti përgjithmonë, por sesi ta mbajmë nën kontroll atë, që të jetë sa më pak shqetësues për ne. Por le ta lëmë me kaq për sot këtë analiza kaq të detajuar, për të rikthyer vëmendjen tek ushqimet dhe kombinimet e tyre, që na vijnë në ndihmën të mbajmë sa më larg këtë fenomen jo estetik.

Më poshtë do t’ju listoj disa prej ushqimeve “shpëtuese” kundra celulit, të cilat rezultojnë të jenë “luftuese” shumë të mira të këtij inflamacioni qelizor jo të bukur për sytë dhe jo të shëndetshme për qarkullimin e gjakut dhe mirëfunksionimin tonë të organeve.    

Ushqimet Anti Celulit                        

Për fatin tonë të mirë te gjitha ushqimet e mëposhtme janë lehtësisht te gjindshme në shtëpitë tona. Brokoli- elementët e tij ushqyese janë një mbrojtës shumë i mirë në mosdaljen e kapilarëve dhe njëkohësisht janë “ndezës” shumë të mirë të metabolizmit të fjetur. Gjithashtu brokoli ndihmon në shfryrjen e këmbëve të fryra. Cikorja- shumë e adhuruar nga nutricistët për vlerat e saj të jashtëzakonshme në gjak. Kjo bimë duke u konsumuar ne sasi të madhe gjatë ditës, stimulon mëlcinë të largojë nga trupi yne të gjitha mbetjet yndyrore dhe e detoksifikon atë në mënyrën më të mirë. Spinaqi- shumë i preferuar në kombinimet e ushqimeve dobsuese, është edhe një aleat i shkëlqyer në luftën anticelulit. Fibrat që përmban spinaqi largojnë ndjenjën e ngopjes dhe eleminojnë toksinat. Gjithashtu falë tij stimulohet qarkullimi i gjakut dhe përshpejtohet puna jonë metabolike. Caji Jeshil- mund të themi që është aleati ynë anticelulit më i fortë. Falë vetive të tij antioksiduese, është në gjendje që ti përthithë organizmit kaloritë e tepërta. Ai është një tonifikues shumë i mirë si dhe prodhues i adrenalinës.                              

Si mund të ndërtojmë një model menyje ditore anticelulit ?!                              

Mëngjesi: Corn-Flake me një gotë qumësht.

Një kokërr mollë dhe një fikxhan caj jeshil.      

Dreka: Sallatë me spinaq ( ose brokoli të zier) të gatuar me një lugë vaj ulliri, lëng limoni dhe pakëz kripë. Gjithashtu një pjatë me qiqra, ose fasule, ose thjerëza, ose bizele.

Darka: 120 gram mish të bardhë, një pjatë supë me perime.  

Shënim: Përgjatë gjithë ditës do të konsohen rreth 2.5 kg ujë, të cilit më parë i kemi hedhur nje mollë brenda dhe dy shkopinj kanelle. Ujin do ta lëmë tërë natën në frigorifer dhe do ta konsumojmë më pas në temperaturë ambjenti.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Detoksifikim dhe detoks... një proces i DOMOSDOSHËM! Blerina: Ja GABIMI që BËNI dhe USHQIMET që duhet të konsumoni
»
Article Logic
Execution time: 0.0050849914550781
array(1) { ["section"]=> string(59) "ja-ushqimet-qe-luftojne-celulitin-dhe-kembet-e-fryra-121326" }