Ja vogëlushja dhe kënga që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Publikuar tek: kulture-art, më 14:01 08-11-2016 Ja vogëlushja dhe kënga që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion

Këngëtarja Klesta Qehaja me këngën “Besoj” që do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovsion 2016, u zgjodh si fituese e cmimit të parë të edicionit të 52-të të Festivalit Kombëtar të Këngës për Fëmijë UNANIMISHT nga një juri që për herë të parë kapërceu kufijtë e muzikës shqiptare.

Përvec emrave të njohur të artit tonë, në juri u përfshinë edhe dy personalitete të festivalit evropian të këngës për fëmijë; producenti dhe organizatori i Junor Eurovision, z. Gordon Bonello si dhe një nga antarët e jurisë evropiane,  Znj. Olga Salamakha Kordinatore Projekti në EBU & Kryetare e Delegacionit Bjellorus në Junior Eurovision 2016.

Juria e Festivalit që organizohet nga Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë përzgjodhi njëzëri si fituese të cmimit të parë,  këngën “Besoj” të kompozuar nga Adrian Hila, me tekst të Pandi Lacos,  më 1 Qershor 2016 në një transmetim të drejtpërdrejtë nga Televizioni Publik Shqiptar.

euro1.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A e dinit se kjo ndërtesë gjigante ndodhet në Shqipëri? Ja për se funksionon (Foto)
Një monument kulture i kategorisë së parë gjendet nën ujë. Por edhe sa kohë do rezistojë kjo Xhami? »
Article Logic
Execution time: 0.025336027145386
array(1) { ["section"]=> string(72) "ja-vogelushja-dhe-kenga-qe-do-perfaqesoje-shqiperine-ne-eurovizion-58814" }