Jajar Panahi, i burgosuri në Iran, fiton Ariun e Artë në Berlinale, mbesa e vogël shpërthen në lot

Publikuar tek: kulture-art, më 15:28 15-02-2015 Jajar Panahi, i burgosuri në Iran, fiton Ariun e Artë në Berlinale, mbesa e vogël shpërthen në lot

“Të  privohesh nga e drejta për të bërë art është si të jesh privuar nga vetë jeta." Kështu deklaroi presidenti i jurisë Darren Aronofsky duke bërë të qartë për të gjithë se "Ariu i Artë" në  Berlinale do të shkonte për iranianin Jajar Panahi.

Regjizorit, për të cilin tashmë e tërë bota e di që u burgos në atdhe në  vitin 2010, iu ndalua jo vetëm të udhëtonte por edhe të shprehte veten në "veprat e gjeniut artistik dhe intelektual" për 20 vjet. Me fjalë të tjera, për të bërë filmin e tij. Por kjo nuk e pengoi atë që të sillte  një  film që mori vëmendjen e kritikës dhe i solli këtë çmim.

Jajar Panahi gjendet i arrestuar ne vendin e tij por çmimin e terhoqi e mbesa, një vajzë e vogël e cila shperthen ne lot. Hana Panahi, e cila shfaqet gjithashtu në film, doli në skenë duke qarë, dhe ngriti Ariun e Artë për dajën e saj.

Një pamje që të pranishmit dhe ata që morën pjesë në ceremoninë e transmetuar nga e gjithë bota, zor ta harrojnë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vedat Ademi lançon "Bën Ftohtë"
Tre destinacione të Shqipërisë turistike në një fundjavë »
Article Logic
Execution time: 0.026154041290283
array(1) { ["section"]=> string(100) "jajar-panahi-i-burgosuri-ne-iran-fiton-ariun-e-arte-ne-berlinale-mbesa-e-vogel-shperthen-ne-lot-3410" }