“Jam gati për të bombarduar shkollat”, postimi në rrjetet sociale alarmon policinë e SHBA

Publikuar tek: bota, më 18:35 19-11-2015 “Jam gati për të bombarduar shkollat”, postimi në rrjetet sociale alarmon policinë e SHBA

Nxënësit në disa shkolla të SHBA-së janë evakuar nga policia pasi një person që pretendon se është i lidhur me ISIS, me anë të një postimi në rrjetet sociale kërcënonte se do të shpërthente disa bomba pranë tyre.

Në një foto që tregonte terroristët e ISIS shkruhej: Jam duke u bërë gati për të bombraduar shkollat në TN schools/Tipton county bms, bhs, alc, chs, të enjten, 19.11, bëhuni gati për luftë, shkruhej një profil në Instagram të quajtur “Sulmet e ISIS”.

Shkolla e Mesme e Brighton u evakua dhe policia nisi kërkimet brenda ambienteve të saj, por kërcëimet kanë rezultuar false. Nxënësit u kthyen sërish në mësim pas largimit të policisë.

Zyrtarët vendas janë shprehur se po hetojnë lidhur me këto kërcënime në rrjetet sociale, ndërsa kanë garantuar sigurinë në shkolla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018701076507568
array(1) { ["section"]=> string(92) "jam-gati-per-te-bombarduar-shkollat-postimi-ne-rrjetet-sociale-alarmon-policine-e-shba-25828" }