“Jam mësuar me mbyllje shtigjesh e goditje bërrylash”, reagon Bushpepa për festivalin e RTSH

Publikuar tek: kulture-art, më 13:52 27-12-2017 “Jam mësuar me mbyllje shtigjesh e goditje bërrylash”, reagon Bushpepa për festivalin e RTSH

Eugent Bushpepa u shpall fitues i festivalit të 56 të RTSH.

Fitorja e tij u shoqërua me shumë komente nga ato më negativet tek falenderimet me superlativa, por ky i fundit ka thënë tashmë fjalën e tij lidhur me të gjitha këto.

Në një reagim për ndjekësit e tij në median sociale Facebook, Bushpepa ka përgënjeshtruar dhe kundërshtuar disa nga fjalët që janë thënë për të pas fitores.

“Mësohesh me mbyllje shtigjesh e goditje bërrylash,” është shprehur këngëtari.

Më poshtë ai vijon me falenderimet dhe me mënyrën se si ndihet lidhur me vlerësimin që iu bë.

Eugent Bushpepa do të përfaqsojë Shqipërinë  me këngën “Mall” në  “Eurovision Song Contest”  vitin që vjen.

Ja reagimi i plotë në facebook i këngëtarit :

Mësohesh me mbyllje shtigjesh dhe goditje bërrylash.

Bën paqe me to dhe i lë gjërat të rrjedhin duke ushqyer dilema mbi ekzistencën tënde si artist.

Befas një dritë në horizont e lënë ndezur nga dikush enkas për mua për zbulimin e një shtegu të ri nis dhe me ushqen një tjetër ndjenjë, atë të mbivlerësimit.

Mos vallë jam mbivlerësuar dhe prandaj u la ndezur?

Mos vallë zymtësia që ushqehej nga katrahura e vështirë artistike që më rrethon do më cojë deri në verbim dhe rrugën do e humbas sërish?

E kam të vështirë ta shpjegoj unin.

Që ta bëj do më duhet të dal jashtë tij dhe unë akoma po i eksploroj labirintet e tij në gjetjen e një rrugëdalje.

Si për dreq, këto labirinte koshience shpesh më popullohen nga artistë të paftuar që vazhdojnë të zhgarravisin muret e këtyre rrugëve të mia me grafite pa sens, m’i ndyjnë akustikisht me megafonë të shurdhuar që reklamojnë lajme të rreme duke ma penguar akoma më shumë gjetjen e rrugëdaljes.

Mbrëme si rrallë kohët e fundit pranova që ajo dritë e lenë ndezur për mua të më drejtojë qetësisht drejt shtegut të ri dhe tashmë jam i gatshëm dhe me vullnet që të eksploroj sërish.

Ajo dritë ndricon aq shumë saqë arrij të shoh se rruga që vazhdon pas saj mbart plot sfida por ndihem i fortë t’u bej balle falë mbeshtetjes së fytyrave të bukura që më shoqeruan deri tek kjo dritë, në këtë fillim rruge të re, duke kënduar një zëri me mua tinguj dhe fjalë që dikur buruan nga shpirti im.

Rruga është akoma e gjatë por do e zbuloj ndryshe me ndjesinë e re që më dhuruat.

Jam mese i lumtur.

Faleminderit njerez me shpirt te bukur!

Gjithashtu, Faleminderit RTSH!

Screenshot_9.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arkivat thyejnë kufinjtë: Bashkimi i Praktikave Arkivore Shqipëri-Kosovë
Valbona Zeneli: Gratë në politikën shqiptare të mos jenë kopje e burrave »
Article Logic
Execution time: 0.025150060653687
array(1) { ["section"]=> string(96) "jam-mesuar-me-mbyllje-shtigjesh-e-goditje-berrylash-reagon-bushpepa-per-festivalin-e-rtsh-104536" }