“Jam portieri”, batuta pikante e Veliajt me piktorin italian me famë botërore (BRENDA EKSPOZITËS UNIKE në TIRANË)

Publikuar tek: kulture-art, më 12:18 19-12-2017 “Jam portieri”, batuta pikante e Veliajt me piktorin italian me famë botërore (BRENDA EKSPOZITËS UNIKE në TIRANË)

Bie shi, por në Tiranë, një piktor skulptor italian me famë botëore mbërrin për t’i dhënë pak jetë artistike nëpërmjet artit qytetit në prag festash.

Janë mbledhur të gjithë në Muzeun Kombëtar për të shijuar pikturat dhe skulpturat e artistit Giampaolo Talani, në një ekspozitë që u hap në 16 dhjetor, dhe do të përfundojë në 6 janar.

Pikturat dhe skulpturat janë pjesë e koleksionit privat të dy vëllezërve Gianni dhe David Overi, të dy pronarë të FormItalia Luxyry Group dhe Mirabili – Arte D’abitare, ndërkohë që Gianni Overi prej vitesh është konsull nderi i Shqipërisë në Pistoia.

Dy vëllezërit janë aty, por gjithçka zbukurohet kur artin e tregon vetë autori, që për herë të parë mbërrin në Shqipëri.

“Më duket një vend që lëviz, është shumë bukur. Më pëlqeu atmosfera e festave. Në Itali duket se nuk lëviz më asgjë” thotë ai, i cili, në fakt, as nuk e njeh kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Ky i fundit hyn në aktivitet, për të përshëndetur hapjen e kësaj ekspozite, në krah të drejtoreshës së Eventeve në Bashkinë e Tiranës Julinda Dhame.

“Jam portieri” thotë Veliaj duke i shtrënguar dorën piktorit Italian, ndërkohë që ky vazhdon rrëfimin “pa ia varur shumë”. Por, batuta që vjen më pas është: “Jo, jo, jam kryetari i Bashkisë së Tiranës”.

“Ah, - kthehet Giampaolo, - e shikoni, ju thashë, shikoni sa i ri është kryetari juaj i bashkisë. Dhe sa i thjeshtë. Ja pse them unë se vendi juaj do të ecë më shpejt. Keni gjak të ri dhe doni të bëni dicka të mirë e të bukur për vendin tuaj”.

Autori sqaron se në pikturat e tij shihet qartë deti, era dhe muzika. Elementët e ndërthurur në veprat e tij të artit që në treg shiten me cmime që nisin nga 30 mijë euro dhe më shumë, duket se kërkojnë të tregojnë lëvizjen. Ndaj dhe autorit i duket e përshtatshme që vëllezërit Overi e kanë sjellë në Tiranë koleksionin e tyre privat për ta hapur për publikun kryeqytetas, që duhet thënë, në atë pasdite të ftohte dhe me shi, nuk ishin të shumtë.

Por, sqarimin e jep kryebashkiaku Veliaj. “Ju falenderoj që jemi të gjithë këtu. Nuk e di se çfarë i bën bashkë të gjithë këta njerëz, por them se vëllezërit Overi, të cilët dua t’i falenderoj, kanë dhënë një mesazh të jashtëzakonshëm sesi mund të orientohemi drejt artit dhe kulturës. Madje në Bashkinë e Tiranës kemi rritur buxhetin për kulturën. Shumë mund të thonë se kemi punë të tjera për të bërë, por mendoj, se kjo është pjesë e rëndësishme. Dhe këtë ekspozitë, që duhet ta shohin të gjithë, si pjesë e dhuratës që vjen për artin këtë fundvit nga Gianni dhe David që i falenderoj, do ta pranoj gjithmonë me shumë kënaqësi”.

Vetë autori, përpara mikrofonit, sqaron se gjendet për herë të parë në Shqipëri dhe ndjehet mirë, madje energjik për motorrin e zhvillimit të këtij qyteti, që sipas tij, është pikërisht, rinia. I gjendur mes njerëzish që shfaqin interes për ta pyetur për domethënien e pikturave dhe skulpturave, ai nuk lodhet duke lëvizur. Në fund të fundit, ndihet mirë që arti i tij bëhet i njohur edhe në këtë vend aq afër Italianë, matanë brigjeve.

lal.jpg

lal1.jpg

g2.jpg

g.png

g1.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Protesta e dhunshme e opozitës, BE reagon ashpër
Pas suksesit absolut në Elbasan, “babai” vjen në Teatrin Kombëtar »
Article Logic
Execution time: 0.019207954406738
array(1) { ["section"]=> string(115) "jam-portieri-batuta-pikante-e-veliajt-me-piktorin-italian-me-fame-boterore-brenda-ekspozites-unike-ne-tirane-103626" }