Jamarbër Malltezi denoncon: Aferra korruptive 650 milionë lekë te zyrat e ALUIZNI-t. Dhe 4 pyetje për Ramën

Publikuar tek: politike, më 11:06 16-10-2015 Jamarbër Malltezi denoncon: Aferra korruptive 650 milionë lekë te zyrat e ALUIZNI-t. Dhe 4 pyetje për Ramën

Drejtori i Departamentit të Mjedisi tnë PDJamarbër Malltezi denoncon një akt vjedhje prej qindra milionësh që sipas tij po ndodh këto ditë në zyrat e ALUIZNI-t. Malltezi akuzoi kryeministrin Rama dhe drejtorin e ALUIZI-t Lame për këtë.

 “Rama dhe Lamja po organizojnë një vjedhje ashiqare miliona eurosh duke dhënë para për kinse konsulenca për të dhëna që ekzistojnë në serverat e ALUIZNI-t prej shumë vitesh. Po shpallin tendera meobjekti i prokurimit: “Evidentimi faktik në terren i ndërtimeve pa leje...”, tha Malltezi për mediat.

“Buletini nr. 33 datë 24 Gusht 2015 i Agjensisë së Prokurimeve Publike: Shpallet tenderi “

Shërbimi i evidentimit faktik të ndertimeve pa leje në Durrës” 500 milionë lekë pa TVSH ose 650 milionë lekë me TVSH për një punë 80 ditore.

Buletini nr 39, date 5 Tetor 2015 i APP njofton për fituesin e tenderit dhe se në Shtator 2015 është lidhur kontrata me kompanine private.

Tender konsulence për 600,000 USD që kryet për 2 javë?! Në Gusht shpallet tenderi dhe në Shtator është lidhur kontrata prej 600,000 dollarësh?!”, ngre dyshimet Malltezi i cili tha se kishte edhe 4 pyetje për kryeministrin Edi Rama.

“1.  Kush specialist prokurimesh garanton pastërtinë e këtij procesi? Pyesni një specialist prokurimesh të Bankës Boterore dhe ju tregon ai/ajo se çfarë do të thotë dhe sa procedura ka për një tender të tillë prej 600,000 dollarësh për konsulencë.

2.     Ku qenkan kompanitë e konsulencës që paskan mbi 200 punonjës të trainuar dhe me experiencë që të tejkalojnë ritmet e ALUIZNI-t që kish mbi 100 punonjës në terren vetëm në Tiranë?

3.     Kush kompani konsulence paguhet 8,000 dollarë në ditë? 8,000 dollarë/dita nuk e kanë as studiot më të mëdha urbanistike të Europës, por mos vallë Shqipëria e Ramës është më të pasur se Europa?!

4.     Pse duhen bërë këto matje nga firma private, kur ALUIZNI e ka strukturën të ngritur prej vitesh, me qindra punonjës me eksperiencë?’, tha Malltezi duke theksuar se këtë aferrë e kanë denoncuar vetë punonjësit e ALUIZNi-it.

Malltezi kërkoi ndërhyrjen e mënjëhershme të Prokurorisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Arbitrazhi për CEZ? Një Vaterlo shqiptare!
Bushati: PD-ja kontrollon KLSH-në, e shfrytëzon për të sulmuar qeverinë »