James Rodriguez te Manchester United për 85 milionë euro

Publikuar tek: sport, më 19:45 18-01-2016 James Rodriguez te Manchester United për 85 milionë euro

Portali i njohur sportiv Goal.com bën të ditur se Manchester Unitedi është duke përgatitur një ofertë të kushtueshme per Real Madridin për transferimin e mesfushorit sulmues kolumbian, James Rodriguez.

James nuk e ka nisur mirë sezonin e tij të dytë te Real, pasi fillimisht nuk kishe marrëdhënie të mira me trajnerin e shkarkuar, Rafa Benitez, ndersa trajneri i ri Zinedine Zidane nuk e konsideron si lojtar formacioni.

James nuk e nisi nga fillimi as ndeshjen ndaj Sporting Gijonit dhe kjo i ka shtuar më shumë spekulimet për një largim të mundshëm te tij nga Santiago Bernabeu.

Manchester Unitedi është shumë i interesuar për te siguruar shërbimet e kolumbianit dhe sipas Goal.com, ata do të ofrojnë 85 milionë euro për kolumbianin, transmeton Ata.

Real Madridi nuk mund të blejë lojtarë ne merkatot e sezoneve te ardhshme pas dënimit nga FIFA dhe kjo mund të shtyjë drejtuesit e klubit që ta bllokojë largimin e James.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat e Stivi Frashërit, KF Tirana do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore
Talenti i Maqedonisë pranon ftesën e Shqipërisë, u bashkohet të rinjve të Kombëtares »
Article Logic
Execution time: 0.018796920776367
array(1) { ["section"]=> string(62) "james-rodriguez-te-manchester-united-per-85-milione-euro-30334" }