Janar-qershor, të ardhurat nga akciza arrijnë vlerën 19.2 miliard lekë

Publikuar tek: ekonomi, më 17:01 14-07-2016 Janar-qershor, të ardhurat nga akciza arrijnë vlerën 19.2 miliard lekë

Të ardhurat nga akciza gjatë këtij 6 mujori të parë të vitit janë realizuar në vlerën 19.2 miliard lekë, ose 10.3% më shumë se 6 mujori i vitit 2015 dhe +4 % ose 0.7 miliard lekë më shumë se plani.

Ky realizim reflekton kryesisht rritjen e sasisë së cigares së importuar me 269 ton ose +24.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015 duke arkëtuar 1.5 miliard lekë më shumë se e 6 mujori i vitit 2015 për këte artikull.  Arsyet e performances pozitive përveç permirësimit te vazhdueshëm në administrim, lidhen me situatën e normalizuar të fluksit të importeve, të pandikuar nga ndryshimet e nivelit të taksimit për vitin 2016 për cigaret.

Tregues të tjerë shumë pozitiv janë shënuar edhe në të ardhurat e mallrave të tjerë të akcizës për shkak të rritjes së sasive krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, si më poshtë: 

Karburante Import + Prodhim Vendi    + 7.6 %
Birre Import + Prodhim Vendi + 5.2 %
Verë Import + Prodhim Vendi           + 9.1 %
Pije Alkolike Import + Prodhim Vendi  + 30 %
Pije Energjike + 30.4 %

             

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0087449550628662
array(1) { ["section"]=> string(75) "janar-qershor-te-ardhurat-nga-akciza-arrijne-vleren-19-2-miliard-leke-46595" }