'Janë dërguar nga burgu' deputetët marrin mesazhe për mbylljen e basteve, Rama u del garant: Mos kini frikë (Zbulohet sms-ja)

Publikuar tek: barometri, më 08:12 16-10-2018 'Janë dërguar nga burgu' deputetët marrin mesazhe për mbylljen e basteve, Rama u del garant: Mos kini frikë (Zbulohet sms-ja)

Reagon kryeministri Edi Rama, pas mesazheve që disa deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kanë marrë në lidhje me vendimin e qeverisë për mbylljen e lojërave të fatit.

 

Kryeministri Rama, u drejtohet deputetëve me mesazhin se nuk duhet të frikësohen, dhe se nuk do të ketë asnjë lloj monopoli, ashtu si përflitetet.

“Kanë nisur t’ju çojnë lumë mesazhesh kundër mbylljes së lojrave të fatit. Mos e vrisni mendjen. Mos dëgjoni as shpifjet për monopol online, nuk do të ketë asnjë lloj monopoli.|"

Rama gjithashtu shprehet se mesazhet e dërguara kundrejt deputetëve janë të orkestruara nga burgu.

Nuk dihet se kujt i referohet kryeministri, por një prej bosëve të lojërave të fatit në Shqipëri Ervis Martinaj, ndodhet në burg pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në bllok, ku mbeti i vdekur 1 person dhe u plagosën 3 të tjerë, dhe lind dyshimi mos kjo ngjarje ka të bëjë me të.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024599075317383
array(1) { ["section"]=> string(126) "jane-derguar-nga-burgu-deputetet-marrin-mesazhe-per-mbylljen-e-basteve-rama-u-del-garant-mos-kini-frike-zbulohet-sms-ja-137972" }