Janina dhe Parathimia shqiptare në penelin e ushtarit gjerman (Foto)

Publikuar tek: kulture-art, më 22:19 14-10-2015 Janina dhe Parathimia shqiptare në penelin e ushtarit gjerman (Foto)

Ushtari gjerman, Roland Schmidt gjatë vitit 1943 kur bota përjetonte luftën e dytë, në qytetet ku është ndaluar në Çamëri, sot Greqia e veri-perëndimore, ka vizatuar lagjet shqiptare të disa qyteteve.

Historiani Arben Llalla sqaron se Schmidt i publikoi pas shumë vitesh punimet e tij dhe në lagjet shqiptare të Janinës, Parathimiësë dhe Korfuzit shihen qartë xhamitë që kanë ekzistuar dikur.

Postimi i Arben Llallës:

Në Gusht-Nëntor të vitit 1943, në Divizionin gjerman që shërbente në Çamëri-Epiri i Jugut, erdhi një grup artistik për të dhënë shfaqe dëfrimi për ushtarët. Ky grup artistik i krijuar nga ushtarë dha shfaqe në disa vende ku ishte vendosur ushtria gjermane si: Janinë, Gumenicë, Korfuz, etj. Në këtë grup artistik ishte edhe ushtari Roland Schmidt (1917- ).

Pas shumë vitesh, më 1994, ish-ushtari gjerman Roland Schmidt, tashmë në moshë të thellë do ti botonte në një libër përshkrimet e jetës së tij, Gusht-Nëntor 1943, gjatë kohës që kishte dhënë shfaqe artistike për ushtarët gjerman në Çamëri. Në brendësi të librit përveç fotografive të shumta të asaj kohe bie në sy vizatimet e tij me pamje nga qyteti i Paramithisë, Janinës dhe Korfuzit. Roland Schmidt ka vizatuar lagjet ku kanë banuar shqiptarët, të cilat mund të shihen edhe xhamitë që kanë ekzistuar dikur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A ka kode sekrete të fshehura në pikturën e Mona Lisa-s?
Zbulohet shqiponja iliro-arbërore, pikërisht aty ku do kalonin shtyllat e tensionit »
Article Logic
Execution time: 0.021724939346313
array(1) { ["section"]=> string(72) "janina-dhe-parathimia-shqiptare-ne-penelin-e-ushtarit-gjerman-foto-23135" }