Janullatos flet për CNN: Terrorizmi nuk luftohet me predha

Publikuar tek: politike, më 22:46 31-01-2016 Janullatos flet për CNN: Terrorizmi nuk luftohet me predha

Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse shqiptare, Anastas Janullatos, në një intervistë për filialin e “CNN” në Greqi, ka folur rreth problematikave aktuale globale dhe mënyrën sesi po i përballon Perëndimi.

Duke iu referuar krizës së refugjatëve, Janullatos tha se për të parandaluar këtë fenomen duhet të respektohet krijesa njerëzore. “Kjo është madhështia e ortodoksizmit, kur gratë nuk ngurrojnë t’u japin gji fëmijëve të njerëzve të vuajtur që po vijnë”, thotë Anastas Janullatos.

Ndërkaq, teksa u pyet nëse Perëndimi ka përgjegjësi për nxitjen e terrorizmit, Janullatos u përgjigj: “Kam përshtypjen se Perëndimi nuk është kujdesur se çfarë do të thotë padrejtësi dhe çfarë do të thotë nevojë dhe se ku mund t’i drejtojë popujt varfëria”, tha Anastas Janullatos.

Kreu i Kishës Ortodokse shqiptare thotë se europianët e kanë shpërfillur krishtërimin. Ata kanë lënë një boshllëk të madh, të cilin po e keqpërdorin interpretuesit e Islamit.

“Kemi një luftë botërore asimetrike. Ekzistojnë interpretues të Islamit, që theksojnë përmasa të tjera. Kjo është një luftë ideologjike dhe terrorizmi nuk luftohet me avionë e raketa. Po të gjithë terroristët ku i gjejnë armët? Kush ua jep? A nuk janë forcat e mëdha, të cilat përfitojnë parà? Të gjithë ata që blejnë naftën e terroristëve, kush janë?”, pyet Anastas Janullatos.

Ndërkohë, kryepeshkopi Janullatos bëri thirrje se duhet të kemi kurajon e nevojshme për autokritikë.

“Faj kanë të gjitha shoqëritë. Nëse nuk merremi me varfërinë, nuk mund të përballosh këto situata. Dhuna më e madhe është të jesh në varfëri”, thotë Anastas Janullatos.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Buzëkuq fosforeshent për transportin publik në Tiranë
Veliaj: Nëse për biletën ka çmim më të ulët në Ballkan, unë jap dorëheqjen »
Article Logic
Execution time: 0.0041029453277588
array(1) { ["section"]=> string(63) "janullatos-flet-per-cnn-terrorizmi-nuk-luftohet-me-predha-31428" }