Januzaj në bisedime me Kosovën, sërish presion ndaj Belgjikës?

Publikuar tek: sport, më 23:03 20-03-2015 Januzaj në bisedime me Kosovën, sërish presion ndaj Belgjikës?

Abedin Januzaj, babai i lojtarit të Manchester United Adnanit, është në bisedime me zyrtarë të Federatës Kosovare të Futbollit që djali i tij të luaj për përfaqësuesen e Kosovës, qoftë edhe për një ndeshje miqësore.

Kjo konfirmohet nga burime të gazëtës “Zëri”, të cilat shprehen se mungesa e ftesës së tranjerit të Belgjikës, Marc Wilmot për Januzajn në dy ndeshjet e radhës që kjo skuadër do të luaj kundër Qipros dhe Izraelit, i ka tensionuar marrëdhëniet midis palëve.

Megjithatë, Abedin Januzaj e ka bërë tashmë të qartë lojën e tij. Falë persionit që ai i bëri Federatës belge se djali i tij mund të zgjidhte Shqipërinë ose Kosovën, bëri të mundur që Adnani jo vetëm të luante me ekipin e parë të Belgjikës, por edhe të udhëtonte drejt Brazilit për Kupën e Botës ndonëse nuk kishte asnjë meritë në kualifikimin e përfaqësues belge.

Gjithsesi, Janzuajt nuk i mbetet shumë kohë në dispozicion për ta përdorur Kosovën si mjet presioni ndaj Belgjikës, pasi ashtu siç ka deklaruar edhe presidenti i UEFA-s Michel Platini, përfaqësuesja e Kosovës do të pranohet në këtë institucion vitin e ardhshëm.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UEFA, Champions dhe Europa League, ja përballjet e çerek finales
De Biazi bëhet zyrtarisht shqiptar »
Article Logic
Execution time: 0.024382829666138
array(1) { ["section"]=> string(65) "januzaj-ne-bisedime-me-kosoven-serish-presion-ndaj-belgjikes-6512" }