Japin dorëheqjen edhe 4 mjekë të urgjencës në QSUT, i vetmi që nuk firmos është shefi, 7 specializantë ikin në Gjermani (EMRAT)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:04 07-12-2017 Japin dorëheqjen edhe 4 mjekë të urgjencës në QSUT, i vetmi që nuk firmos është shefi, 7 specializantë ikin në Gjermani (EMRAT)

Edhe 4 mjekë të tjerë të urgjencës në QSUT në Tiranë kanë firmosur ditën e djeshme letrën e dorëheqjes kolektive si pasojë e kushteve të rënda të punës.

burime nga urgjenca bëjnë me dije për GSH.al se mjekët me inicialet L.Ç, P.H, B.H dhe R.P i janë bashkuar 8 kolegëve të tyre.

I vetmi që nuk ka firmosur këtë peticion është shefi i urgjencës, Edmond Zaimi, ndërkohë që jemi plot 12 mjekë që kemi firmosur dorëheqjen si pasojë e mbingarkesës dhe moskrespektimit të konstratës së punës. Në asnjë spital në botë nuk punohet në këto kushte që punojmë ne”, shprehet një prej mjekëve të urgjencës.

Mjekët, përmes kësaj letre drejtuar ministrisë së Shëndetësië, kryeministrit Rama dhe presidentit Meta listojnë të gjitha arsyet që i kanë shtyrë të marrin një vendim të tillë.

OPavarësisht kësaj, 12 mjekët e urgjencës vazhdojnë të jenë në detyrë. Ndërkohë, nga ana tjetër bëhet me dije për gsh.al se 7 specializantë që kanë qenë pjesë e QSUT janë larguar nga shqipëria në Gjermani për të ushtruar profesionin e tyre atje. 

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet në Tiranë “tmerri” i prokurorëve dhe i policisë, si u kap i shumëkërkuari te rruga “Jordan Misja” (EMRI)
Arrestohet i shumëkërkuari nga fisi Çapja në Elbasan, si u arrestua në mes të lokalit 40-vjeçari me 3 emra (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.029222965240479
array(1) { ["section"]=> string(130) "japin-doreheqjen-edhe-4-mjeke-te-urgjences-ne-qsut-i-vetmi-qe-nuk-firmos-eshte-shefi-7-specializante-ikin-ne-gjermani-emrat-102254" }