Java e Filmit Shqiptar në New York, 26 prodhime shqiptare gati për publikun amerikan

Publikuar tek: kulture-art, më 14:59 14-09-2016 Java e Filmit Shqiptar në New York, 26 prodhime shqiptare gati për publikun amerikan

Gati për të nisur Java e Filmit Shqiptar 2016  në SHBA. Java e filmit shqiptar është Festivali i parë shqiptar i filmit në Shtetet e Bashkuara, e themeluar dhe udhëhequr, qysh në vitin 2012 nga Mrika Krasniqi. Java e Filmit si për çdo edicion do të mbahet në Nju Jork, kësaj radhe nga 16 shtatori deri më 20 shtator 2016.

Ky aktivitet që luan një rol të madh në prezantimin e filmit shqiptar edhe për audiencën amerikane, është e konsideruar si ngjarja artistike më e madhe e komunitetit të artistëve shqiptarë në SHBA. Në këtë Edicion të 5-të të Javës shqiptare të filmit do të shfaqën 26 filma nga kinematografia shqiptare , përfshirë filma të shkurtër dhe filma dokumentarë si dhe tre filma nga kompeticioni ndërkombëtar. Finalistët janë përzgjedhur nga veprat e kineastëve shqiptarë dhe të huaj rreth botës.

Java e Filmit Shqiptar 2016 do të jetë pjesë e Edition të 5-të në kuadër të prezantimit të kulturës dhe traditave të komunitetit shqiptar. Një pjesë e fitimeve nga biletat e shitura përgjatë aktivitetit, ka deklaruar organizatori do të shkojnë në mbështetje të organizatës “GREEN LINE ALBANIA” nën udhëheqjen e z. Ervin Shehaj - i cili ka organizuar deri më tani 6 fushata kombëtare nën moton “TË PASTROJMË SHQIPËRINË”.

Sipari do të hapet të premten më 16 shtator në Red Carpet Gala në Bow Tie Kinema. Me organizatorët do të bashkëpunojë edhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ministria e Diasporës dhe Ministria e Kulturës. Filmi i parë që do të transmetohet do të jetë ‘’Crom’’, i regjisorit Bujar Alimani.

Para pak muajve Mrika Krasniqi ka pasur premierën e dokumentarit të saj “Soldier”, pas organizmit me sukses në Nju Jork të Javës së Filmit Shqiptar, që i kushtohet promovimit të filmit dhe të artistëve shqiptarë kudo në botë.

Një nga veprat më të fundit të realizuar nga Mrika Krasniqit është dokumentari “You are not alone”, i cili u kushtohet fëmijëve me sindromin doën, ndërkohë që duke ju referuar intervistave të saj në shtyp, është në përgatitje për një film me metrazh të gjatë.

Kozeta Turishta dhe Lulzim Bucolli, janë moderatorët e Javës së V-të të Filmit Shqiptar në Neë York. Para pak dite festivali prezantoi jurinë profesionale të përbërë nga: Mike Dusi-aktor dhe producent në Holliëood, Dhimiter Ismailja – regjisor, skenarist dhe kameraman, Xhevat Limani-regjisor dhe dramaturg, Leonora Mehmetaj-aktore, Bashkim Hasanaj – fotograf i mirënjohur.

Pas jurisë profesionale, festivali paraqet emrat e moderatorëve të cilët do të prezantojnë festivalin “Java e Filmit Shqiptar 2016” që do te zhvillohet prej 16 deri 20 shtator në Manhattan./ Beqir SINA - New York City

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Peleshi në Durrës: Mbështesim luftën kundër terrorizmit, do vazhdojë programi pilot
Ne shqiptarët kemi një “gjë”, që e gjithë bota na e ka zili. Edhe BBC shkruan për të »
Article Logic
Execution time: 0.022953033447266
array(1) { ["section"]=> string(89) "java-e-filmit-shqiptar-ne-new-york-26-prodhime-shqiptare-gati-per-publikun-amerikan-52893" }