Javë e ngjeshur diplomatike për Shqipërinë, Presidenti Donald Tusk vjen të dielën në Tiranë

Publikuar tek: politike, më 20:02 19-11-2015 Javë e ngjeshur diplomatike për Shqipërinë, Presidenti Donald Tusk vjen të dielën në Tiranë

Pas vizitës në Tiranë të ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Philip Hammond, ditën e djeshme (18.11) dhe takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Turqi (19.11) me presidentin Erdogan, një tjetër vizitë e nivelit të lartë do të zhvillohet të dielën në Tiranë.

Presidenti i Komisionit Europian, Donald Tusk ka konfirmuar se do të takohet me kryeministrin Rama në kryeqytetin shqiptar më 22 nëntor. Takimi Rama-Tusk do të zhvillohet në orën 10:00 dhe më pas do të ketë një konferencë për mediat.

Vizita e presidentit të KE-së në vendin tonë do të zgjasë pak orë, pasi Tuks në orën 13:00 do të takohet në Shkup me presidentin Gjorge Ivanov dhe më pas me kryeministrin Nikolla Gruevski.

Parpara vizitës në Shqipëri, Tusk do të ndalojë në Beograd për tu takuar me kryeministrin Aleksandër Vuçiç.

Ky fluks diplomatik për palën shqiptare vjen pak ditë pas sulmeve terroriste që goditën Parsin më 13 nëntor. Hammond gjatë konferencës me ministrin Ditmir Bushati mohoi që vizita e tij në Shqipëri ishte e lidhur me këto sulme, por pranoi se në takim ishin diskutuar edhe çështje lidhur me luftën kundër terrorizmit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Maxhoranca dhe opozita bien dakort për dekriminalizimin, nesër votohet testi i drogës
Lulzim Basha kujton Sokol Olldashin: Me ty në krahë do ta kishim më të lehtë… »
Article Logic
Execution time: 0.023493051528931
array(1) { ["section"]=> string(96) "jave-e-ngjeshur-diplomatike-per-shqiperine-presidenti-donald-tusk-vjen-te-dielen-ne-tirane-25836" }