Je zyrtar dhe s’merr kupon? Mos e bëj, rrezikon vendin e punës. Ja urdhri i ri i Ramës

Publikuar tek: politike, më 07:18 21-09-2015 Je zyrtar dhe s’merr kupon? Mos e bëj, rrezikon vendin e punës. Ja urdhri i ri i Ramës Edi Rama dhe Brisida Shehaj, drejtoresha e Tatimeve gjatë një inspektimi në Vlorë

Nëse je zyrtar dhe për çfarëdo arsye, qoftë neglizhencë, harresë apo me qëllim nuk merr kuponin tatimor kur blen një produkt, do ‘’dënohesh’’ rëndë. Dënimi nuk ka lidhje me burgun apo gjobën, por me një veprim edhe më të rëndë në kushtet kur sot papunësia është rritur dhe investimi i një jetë në karrierë mund të të shkojnë dëm.

Së fundmi Edi Rama ka nxjerrë një urdhër të ri: kush nuk merr kuponin, do të pushohet.

Por si do verifikohet se cili punonjës nuk e ka marrë kuponin? Sipas raportimit të ‘’Vizion+’’, e gjitha do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Departamentin e Administratës Publike, ku çdo 3 muaj do të rakordohen qytetarët e gjobitur për mosmarrjen e kuponit tatimor. Nëse janë zyrtarë, do të pushohen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet vendimi, Fatmir Mediu i dënuar me 3 vite burg në Itali
Ministrja e Integrimit Gjosha vlerëson OSBE-në, reagon zv.kryeministri Peleshi: S'duhet të mbajmë qëndrim »
Article Logic
Execution time: 0.092329025268555
array(1) { ["section"]=> string(89) "je-zyrtar-dhe-s-merr-kupon-mos-e-bej-rrezikon-vendin-e-punes-ja-urdhri-i-ri-i-rames-21289" }