Jean-François Copé kandidati më i ri i për president në Francë

Publikuar tek: bota, më 17:56 15-02-2016 Jean-François Copé kandidati më i ri i për president në Francë

Baroni, me reputacion disi të lëkundur brenda së djathtës franceze, Jean-François Copé njoftoi vullnetin e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017, një kandidaturë e re brenda opozitës, ku autoriteti i ish-presidentit Nicolas Sarkozy sa vjen e po zbehet.

“Unë shpall kandidaturën time për këtë proces votimi”, pohoi dje në mbrëmje Copé për televizionin publik “France 2”.

Cope është kryetar i komunës së Meaux, ndërsa më herët ka mbajtur postin e zëdhënësit të qeverisë në vitet 2002-2007 si dhe ka qenë minister i Buxhetit në 2005-2007.

Një numër i konsiderueshëm personalitetesh në radhët e së djathtës janë deklaruar ose kanë shfaqur dëshirën për të marrë pjesë në muajin nëntor për parapraket e partisë republikane (partia kryesore e opozitës së djathtë) në perspektivën e procesit të ardhshëm zgjedhor.

Me këtë kandidaturë të re, gara brenda së djathtës sa vjen e po shtohet për presidencialet, në të cilën ish-presidenti Nicolas Sarkozy, kreu i republikanëve (LR) nuk ka njoftuar ende pjesëmarrjen e tij.

Gjithnjë e më tepër në zbritje në sondazhe, ish-kreu i shtetit (2007-2012), 61 vjeç po shfaq më tepër vështirësi në përballjem me një numër në rritje të kandidaturave të mundshme brenda partisë së tij. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20855402946472
array(1) { ["section"]=> string(68) "jean-francois-cope-kandidati-me-i-ri-i-per-president-ne-france-32641" }