“Jemi krenarë për emrin dhe veprën e Agollit”, letra e vyer nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “Miqtë e Dritëroit”

Publikuar tek: kulture-art, më 22:52 17-02-2017 “Jemi krenarë për emrin dhe veprën e Agollit”, letra e vyer nga Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “Miqtë e Dritëroit”

*Nga Klubi i Shkrimtareve dhe Artistëve “ Miqtë e Dritëroit”

JEMI KRENARË PËR EMRIN DHE VEPRËN E DRITËRO AGOLLIT

Ende s’e besojmë se ti ke ikur. Mes dhimbjes dhe lotëve, në sytë tanë, ravijëzohet portreti madhështor i një njeriu të urtë, të mençur e atdhedashurisht të ngrohtë.

Ky është portreti i poetit të madh të kombit Dritëro .

I dashur Dritëro, Ti vazhdimisht,gjatë gjithë jetës, ke qënë mes popullit tënd dhe veçanërisht mes ne vëllezërve devollinj. Ashtu i qeshur, në odën e këngëve, në çdo gëzim e festë, dritëroje si një meteor që Zoti të dërgoi.

Në çdo gëzim dasme, por dhe në çaste hidhërimi, jetoje shpirtërisht me Devollin tënd që e doje dhe të donte aq shumë. I paharruar Dritëro, në 4 gusht të vitit 2004, një grup artistësh dhe intelektualësh të Devollit, me dashuri dhe krenari, vendosën të formojnë Klubin e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Miqtë e Dritëroit”.

Lajmin për ngritjen e tij e prite me modesti dhe, siç na the dhe ne miqve te tu, nuk doje, duke thënë se kjo ishte e tepërt.Por, jo.

E kush më shumë se ty e meritonte këtë vlerësim?

Klubi u rrit,u zgjerua dhe, sot ka një frymëmarrje me anëtarë nga e gjithë Shqipëria. Ne ende e kemi brenda shpirtit kolorin e zërit tënd, kur festuam përvjetorin e dyte të këtij Klubi.

Ti bashkë me Sadijen, atje në vendin e shenjtë të Zotit, në Inonisht, ku buroi dhe emri i bukur i lindjes tënde, u gëzove që ishe mes nesh vëllezërve dhe miqve të tu të përjetshëm.

Në atë takim që ishte dhe i fundit në Devoll, për shkak të moshës dhe sëmundjes, kënduam dhe recituam këngë nga shpirti shqiptar i të gjitha trevave.

I dashur Dritëro, Ti krenoheshe me ne vëllezërit e tu, se jemi simbol i punës dhe i mikpritjes, por dhe ne krenohemi me ju, që në fushën e letrave, u bëre një nga penat më të fuqishme të poezisë, prozës dhe publicistikës.

Ishe ti ai që kombit shqiptar, edhe kur i pikonte buza vrer, i gatove në shpirt  “Këngët e buzëqeshjes”, hodhe hapat e tua në asfalt, duke dalë nga rrugët me gropa, për të hyrë në autostradën e dritës dhe emancipimit të shoqërisë nëpërmjet letersisë.

“Si një reformator i letërsisë”, siç u shpreh një miku juaj, ti u bëre reformator dhe në politikën e mbushur me konflikte. Me fjalën dhe veprën tënde, dite të mbash ekuilibra që t’i shërbejnë progresit dhe dashurisë mes njëri-tjetrit.

 Ti flisje me penë e me shpirt dhe populli të dëgjonte dhe të kuptonte. Veç ndonjë intelektual apo gazetre, analistë që na e kanë mërzitur ekranin me dyfytyrësinë e tyre,nuk pritën as dyzet ditë që sipas Kuranit, njeriut i shprehen ngushëllime, u turrën për të bërë interesantin”.

 Fali, o Zot, se s’dinë se ç’bëjnë!”.

 Nuk duam të grindemi,se janë shumë pak aq sa dhe numrin për një klasë parashkollorësh nuk e plotësojnë.

Ti vetë thoje se “Kur gjëmojnë topat, revolet nuk dëgjohen” Kur kanë folur dhe flasin mendimtarë si; Ismali Kadare, Rexhep Qosja, Alfred Uçi, Moikom Zeqo,Ali Aliu, Pjetër Arbnori,Preç Zogaj , Besnik Mustafaj etj, kuptohet se ka folur egjithë Shqipëria nga veru në jugë.

Do të kalojnë vite,por ti do të mbetesh përmendore e pavdekshme për vendlindjen dhe kombin tënd.Ashtu si lumi Devoll që na jep jetë, vallja Devolliçe që s’na le gjymtyrët të mpihen, emri i Dritëroit na ngroh shpirtin dhe identifikon me testamentin e tij poetik “ Devoll-Devoll” I paharruar Dritëro

Ne anëtarët e Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve, që mban emrin tënd, e dimë se ti s’ke qënë kurrë njeriu që ke firmosur për dënime dhe vdekje sepse, kur vije në Devoll, nuk dalloje asnjë njeri qoftë dhe ata që në jetë mund të ishin persekutuar politikisht me apo pa të drejtë.

Ishe ti që me dhjetra nxënës që kishin rezultate shumë të mira në mësime ,për punë biografie, nuk u dilte e drejta e studimit, i ndihmoje për të vazhduar shkollat.Këto i bëje me shpirt dhe kurrë nuk kërkove të të thurnin lavdi,por interesoheshe e më pas për fatin e tyre në jetë.

 I gabuar qoftë ai që ngatërron kohën me njeriun si ty! Pranvera po troket ngadalë në tokën që fillon të zgjohet nga pasha e rëndë e dimrit.Do të çelin manushaqet e do të këndojnë bilbilat.Vitet do të rrjedhin dhe emri juaj do të udhëtojë i gjallë dhe i pavdekshëm, sepse devolinjtë, populli shqiptar dhe ne Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve “ Miqtë e Dritëroit”, do ta mbajmë në shpirt për breza me radhë këtë emër dhe vepër poetike që rrallë i vjen historisë.

 Qoftë i lehtë dheri që ta mban shpirtin e ngrohtë!

KRYESIA E KLUBIT TË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE” MIQTË E DRITËROIT” Kryetar Lefter Babi

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kjo është prova më e madhe e talljes së Vangjush Dakos, kryebashkiaku jeton sipër zbulimit tronditës (FOTOT)
Zbulimet në Durrës më të hershme se osmanët dhe venecianët, arkeologët heshtin »
Article Logic
Execution time: 0.023977041244507
array(1) { ["section"]=> string(119) "jemi-krenare-per-emrin-dhe-vepren-e-agollit-letra-e-vyer-nga-klubi-i-shkrimtareve-dhe-artisteve-miqte-e-driteroit-69098" }