Jeni të stresuar? Ja ushqimet që ju qetësojnë nervat

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 06:59 18-07-2016 Jeni  të stresuar? Ja ushqimet që ju qetësojnë nervat

Shpeshherë jemi në gjendje stresi dhe nuk dimë si të sillemi. Ushqimet nuk do t’jua zgjidhin problemet që keni, por mund t’ju ndihmojnë të largoni stresin dhe t’i zgjidhni problemet me gjakftohtësi. Psikologu Dreë Ramsey, nga Universiteti i Kolumbisë, ka zbuluar 11 ushqimet që duhet të konsumoni kur jeni të stresuar.

Bollgur me kanellë dhe mjaltë

Një tas me bollgur të ngrohtë rrit nivelet e hormonit të serotoninës, humorit të mirë. Kanella gjithashtu largon mërzitjen, ndërsa një lugë çaji mjaltë rrit sistemin imunitar dhe ëmbëlson organizmin.

Bajame të mbuluara me çokollatë të zezë

“Kura me çokollatë” është numër një për luftimin e stresit. Gjatë një studimi të kryer në vitin 2009 nga një grup shkencëtarësh suedezë u arrit në përfundimin se konsumimi i çokollatës së zezë ul nivelet e hormonit të stresit. Ai ul gjithashtu nivelet e tensionit në gjak po aq sa ilaçet. Ndërkohë bajamet janë të pasura me proteina që rrisin energjinë dhe yndyra të pangopura që ulin depresionin.

Verë

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Madridit, një gotë verë e kuqe në ditë ndihmon në parandalimin e depresionit, ankthit dhe të stresit. Vera ka një funksion antiradikal, antiinflamator, ndërsa përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ul presionin e tij.

Çaji jeshil

Një studim i vitit 2011 tregoi se çaji jeshil është i pasur me një lloj amino acidi që ju bën të ndihemi mirë edhe kur jeni nën presion. Çaji jeshil përman gjithashtu edhe kafeinë që ju qetëson nervat.

Kos me luleshtrydhe

Kosi është një burim i mirë i proteinave dhe kalciumit, vlera ushqyese këto që rrisin energjinë. Kosi rigjeneron gjithashtu florën e zorrëve, ndërsa favorizon prodhimin e serotoninës, humorit të mirë. Për të përfituar vetitë e tij të plota, mjaftojnë 125 gramë kos natyral në ditë. Kosit mund të shtoni edhe pak luleshtrydhe për ta ëmbëlsuar dhe rritur dozën e antioksiduesve dhe vitaminës C, që rrit imunitetin.

Frutat e thata dhe farat e kungullit

Arrat, bajamet, kikirikët, farat e kungullit janë të gjitha të pasura me fibra, antioksidues dhe acide yndyrore të pangopura, të cilat ulin tensionin e gjakut. Acidet yndyrore omega 3 tek arrat ulin nivelet e depresionit, seleni tek bajamet nxit humorin e mir, ndërsa triptofani tek farat e kungullit ndihmon trurin të prodhojë seretoninë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068659782409668
array(1) { ["section"]=> string(57) "jeni-te-stresuar-ja-ushqimet-qe-ju-qetesojne-nervat-46919" }